FILLOI FUNDJAVA E NËNTË GURMANE ME BIRRË “PIVOLEND 2016” 30.9.2016

 
     
 

 

Me performancën e D Çiks, D Planktons, Blek end vajs soushll kllab, Vlatko Ilievski. Akustik Divizhn, Ribla Çorba dhe Dixhej Douz, dje në mbrëmje /31.08.2016/ në kalanaë e Shkupit filloi edicioni i nëntë i manifestimit tradicional #Fundajava gurmane me birrë “Pivolend 2016”.  

Në hapjen e këtij manifestimi mori pjesë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetarja e Këshillit të Qytetot të Shkupit, Irena Misheva.   

Gjatë pesë ditëve të festivalit, deri të dielën më 4 shtator, vizitorët e “Pivolend 2016” do të shijojnë birra të ndryshme dhe ushqime gurmane, do të mund të ndjekin program të pasur muzikor me emrat e mëdhenjë të skenës muzikore të Maqedonisë, si dhe mysafirë të huaj, si dhe do të mund të kënaqen në këndet argëtuese.

Festivalin e birrës tradicionalisht e organizon Qyteti i Shkupit dhe “Temov”. Për organizimin e këtij festivali Qyteti i Shkupit nga buxheti ndan 500.000 denarë.

Programi muzikor do të ndahet në tri bina në Kale. Përveç në binën kryesore, mund të dëgjoni muzikë të mirë andergraund të grupit Bla Bla Stejxh (metal, hard rok, rok, hip hop, rap, indi) dhe të Electro Dance Stage (xhangël, progresiv, haus, tekno, trap,trans). Këtë vit në fundjavën germane me birrë "Pivolend 2016", publiku do të ketë mundësi për të shijuar muzikën e shumë artistëve maqedonas, grupe dhe DJ. Në skenë do t’i dëgjojmë: Vlatko Ilievskin, Dani, Nokaut, Tamara, Foltin, Efto Pupinovski, Tijana, Fluks, Jakov Drenkovski, Çill Plej, DJ Slave dhe shumë të tjerë. Nga rajoni do të marrin pjesë Riblja Corba dhe Ministarke.

Për ata të cilët dëshirojnë të eksperimentojnë me shijet, do të ketë stendë me kokteje të birrave, ndërsa nga birraritë informojnë se për çdo ditë do të ketë promovime të disa produkteve. Në festival do të prezantohet edhe birraria e parë mikro në Maqedoni ”Temov”, dhe e vetmja e këtij lloji në rajon.   

I këshillojmë vizitorët të cilët dëshirojnë të degustojnë birra, të mos vozisin por ta shfrytëzojnë transportin publik të qytetit.