DO TË RREGULLOHET PJESA E TRETË E PARKUT MAQEDONIA 15.9.2016

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetar i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, kryetari i Këshillit të Komunës së Karposhit, Sasho Lazarevski dhe drejtori i NP "Parqet dhe gjelbërimi", Dushan Aviroviq, sot /27.06.2016/ morën pjesë në fillimin e rregullimit të pjesës së tretë të Parkut Maqedonia, përgjatë bulevardit Metropolit Teodosij Gologanov.

- Qyteti i Shkupit, së bashku me Komunën e Karposhit do ta rregullojnë pjesën e tretë të Parkut Maqedonia, përgjatë bulevardit Metropolit Teodosij Gologanov. Qyteti i Shkupit do të rregullojë sipërfaqen e gjelbër prej rreth 6.000 metra katrorë, ku do të vendosë edhe sistemin e ujitjes. Gjatë rregullimit të parkut nuk do të pritet asnjë dru nga ekzistuesit, ndërsa do të mbillen edhe 61 fidanë të tjerë të drurit. Për realizimin e  këtij projekti nga buxheti i Qytetit janë ndarë rreth 4 milion denarë. Dua të theksoj se Qyteti i Shkupit ka bashkëpunim të suksesshëm me Komunën e Karposhit dhe në projekte të tjera, siç është vendosja e kanalizimit atmosferik dhe fekal në Zllokuqan dhe në Nerez, - tha kryetari Trajanovski.

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, theksoi se pjesë e tretë e Parkut Maqedonia do të jetë në sipërfaqe prej rreth 10.000 metra katrorë, nga të cilat Komuna e Karposhit do të rregullojë rreth 4.000 metra katrorë, për çka nga buxheti ka ndarë rreth 20 milion denarë. Ai theksoi se, deri më tani me Qytetin e Shkupit kanë bashkëpunuar me sukses në 7 projekte.

Në rregullimin e sipërfaqes së re të gjelbër do të punojnë ekipet e NP"Parqet dhe gjelbërimi".