U MBAJT TAKIMI KOORDINUES I KRYETARËVE TË RAJONIT PLANOR TË SHKUPIT 15.9.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit,Koce Trajanoski, dhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva, sot /11.08.2016, e enjte/ e mbajtën takimin koordinues me kryetarët e rajonit planor të Shkupit për intensifikimin e aktiviteteve për pastrimin e pasojave nga moti i lig që përfshiu Shkupin .

 

Kryetari Trajanovski i falënderoi kryetarët e komunave të rajonit planor të Shkupit për mbështetjen e deritanishme dhe aktivitetet në terren dhe kërkoi ndihmë shtesë nga komunat për pastrimin e pasojave që shkaktoi moti i keq.

 

Kryetari Trajanovski kërkoi nga komunat që të angazhohen me ndihmë shtesë, edhe atë me ndihma humanitare si prioritet kryesor, punëtorë dhe makineri. Sa i takon makinerisë, Trajanovski informoi se në terren janë të nevojshëm kamionë të vegjël - skiperë.

 

Kryetarët e komunave të rajonit planor të Shkupit, tha se ekipet e tyre janë tashmë aktive në terren dhe se do të dërgojnë ndihma shtesë, ndërsa gjithashtu u bënë thirrje kompanive private me të cilat bashkëpunojnë për të siguruar makineri shtesë.

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit do të qëndrojnë në terren në zonat e goditura deri atëherë kur të krijohen kushte qytetarët të kthehen në shtëpitë e tyre.