KRYETARI TRAJANOVSKI ORGANIZOI DARKË PËR EKIPIN SHPËTIMTAR NGA STAMBOLLI 15.9.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, dje /15.08.2016/ në hotelin “Kontinental" organizoi darkë për ekipet e shpëtimit që erdhën nga Qyteti i Stambollit, Turqi dhe u bashkangjitën në pastrimin dhe përballjen me pasojat nga përmbytjet e mëdha të shtunën e kaluar.

 

Trajanovski shprehu falenderim të madh  për ndihmën që shpëtimtarët nga Stamboli po e japin në terren në këto kohë të vështira për Shkupin, duke treguar humanitet të madh, guxim dhe solidaritet. Ai shprehu falenderime edhe për kryetarin e Stambollit, Kadir Tollbash, për ndihmën e dërguar dhe mbështetjen e madhe për Shkupin.

 

Në Shkup tashmë pesë ditë po qëndron dhe ndihmon në pastrimin e zonave të përmbytura ekipi shpëtimtar nga Stambolli i përbërë nga 32 persona, me 11 automjete dhe makineri.