KRYETARI TRAJANOVSKI MBIKQYR AKSIONIN PËR PASTRIM NË INXHIKOVË 15.9.2016

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit,Koce Trajanovski, së bashku me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev, Ministrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski dhe Kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski sot mbikqyrën aktivitetet për  pastrimin e terrenit në Inxhikovë.

Ata vizituan shumë shtëpi, biseduan me qytetarët pronat e të cilëve janë prekur nga përmbytjet dhe u informuan për nevojat e tyre dhe suksesin e aktiviteteve për  pastrim.

Aksioni për pastrimin e Inxhikovës është në fazë më të avancuar. Në këtë vendbanim të gjitha rrugët janë pastruar nga balta, dhe në shumë shtëpi është kryer dezinfektimi.

Aktivitetet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, deri në pastrimin e tërësishën të pasojave nga moti katastrofal.