NESËR "NATA E BARDHË" NË SHKUP 14.9.2016

Me rastin e 25 vjetorit nga pavarësia e shtetit tonë edhe Qyteti i Shkupit do të merr pjesë në shënimin e 8 shtatorit, një nga datat më të rëndësishme në historinë e Republikës së Maqedonisë, përmes përfshirjes të institucioneve kulturore në këtë manifestim. Manifestimi NATA E BARDHË, e cila do të mbahet nesër /7 shtator/ do  të ketë shumë ekspozita, performanca, instalacione, koncerte ...

IP QENDRA KULTURORE RINORE, në kuadër të Natës së bardhë, do të mbahet Promovimi i muralit të ri në fasadën e QKR të grupit artistik ZERO me performancën muzikore „The Membranes“ nga Anglija , para platosë të QKR në ora 21:00. 

IP QENDRA INFORMARTIVE KULTURORE do ta vendosë akspozitën artistike  UNIVERSE AS INTEGRITY ALLUSION të artistëve Shqipe Mehmeti , Dita Straova Kerimi dhe Zarije Amdiu prej në ora 10 deri më 22 në Sallonin ekspozues –Imperial 1, si dhe veprat artistike të Kolonisë të IP Qendra informatrive kulturore  prej në ora 10 deri më 22 në sallonin ekspozues – Imperial 2.

IP SHTËPIA E KULTURËS “KOÇO RACIN” do të ketë ekspozitë të koleksionit të IP Shtëpia e kulturës “Koço racin” në ora 20 në Sallonin e madh, si dhe performancë të ansamblit vokalo-instrumentalist “Melizma” në ora 22:30 në Sallonin e madh.   

IP Qendra kulturore e fëmijëve”Karposh” do të mbahet ekspozita me rastin e 8 shtatorit në ora 17:30 dhe performanca e seksionit të baletit pranë kësaj qendre në ora 18:00 në platonë tek përmendorja e Goce Dellçevit në Parkun e qytetit.  

Në IP MUZEU I QYTETIT TË SHKUPIT  do të mbahen gjithashtu ekspozita, gjegjësisht ekspozitë me rastin e 106 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë dhe shpalljes së saj shenjëtore, ekspozitë e fotofrafive të autores Viktoria Popovska. Muzeu i Qytetit të Shkupit do të jetë i hapur me 7 shtator gjatë gjithë mbrëmbjes dhe hyrja për të gjithë vizitorët është falas.       

IP QENDRA E KONGRESIT “ALEKSANDRI I MAQEDONISË” do të organizojë performancë të muzikantëve, grupeve dhe artistëve në pesë sheshe në qendrën e Shkupit duke filluar nga ora 19, përkatësisht në: sheshin Filipi i dytë, sheshi Maqedonia, sheshi VMRO, sheshi Nënë Tereza dhe sheshi Bogorodica.

IP Biblioteka e qytetit "Vëllezërit Milladinov"

 

Biblioteka e qytetit "Vëllezërit Milladinov", me rastin e Ditës së pavarësisë në bibliotekat dhe klonet e tyre do të bëjë regjistrimin falas të gjithë nxënësve të klasës së parë në territorin e Shkupit.