FILLOI RIFORMËSIMI I RRUGËS BORIS SAFAROV 14.9.2016

   

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP "Rrugë dhe rrugica" sot /21.06.2016/ e filluan projektin për riformimin e rrugës Boris Sarafov në Gjorçe Petrov, përkatësisht mënjanimin e grykës së ngushtë në këtë rrugë. Fillimin e punëve ndërtimore e shënoi Kryetari i Qyteit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrevski dhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva.

- Sot po realizojmë edhe një premtim që ua kemi dhënë qytetarëve, për zgjidhjen e këtij problemi dhjetëvjeçar me zhvillimin e trafikut në rrugën Boris Sarafov. Pas shumë bisedimeve arritën një marrëveshje me pronarët e dy objeketeve që tani ndodhen në trasenë e kësaj rruge, ndërsa duhet të rrënohen që të riformohet rruga, ndërsa pronarët janë zhdëmtuar edhe për objektet edhe për tokën. Pas rrënimit të këtyre dy objekteve rruga Boris Sarafov do të zgjerohet në gjatësi prej 50 m, aq sa tash është e gjatë ngushtica e rrugës. Me zgjerimin, rruga Boris Sarafov edhe në këtë pjesë do të ketë katër korsi rrugore, trotuare të reja të mbuluara me asfalt. Për këtë projekt ndërtimor Qyteti i Shkupit do të ndajë rreth 2,5 milionë denarë. Për shpronësimin  për dy objektet që do të rrënohen dhe për tokën Qyteti i Shkupit dhe Komuna Gjorgje Petrov së bashku kanë investuar edhe 3,4 milion denarë-tha sot Kryetari Trajanovski.  

Trajanovski theksoi se me riformësimin e rrugës Boris Sarafov do të rritet siguria në komunikacion, qarkullimi i veturave dhe do të lehtësohet trafiku i cili tani zhvillohet nëpër rrugën Gjorçe Petrov. 

Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrevski, tha se ky projekt është një nga shumë projektet e suksesshme  që janë rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer me Qytetin e Shkupit.

- Pas 30 viteve rruga Boris Sarafov më në fund do të merr pamjen e saj  përfundimtare dhe hapësira do të rregullohet. Ky projekt trafiku është rrumbullakësim i zgjidhjeve të mira të trafikut dhe lidhje me rrethrrotullimin tek kisha "Shën Pjetri dhe Pali" dhe rrethrotullimin në rrugën Gjorçe Petrov - theksoi kryetari Mitrovski.