POLIGON URBAN PËR ÇIKLIZËM PËR FËMIJË NË PARKUN MAQEDONIJA 2.9.2016

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe drejtoresha ekzekutive për veprimtari bankare me pakicë, Milica Çaparovska Jovanovska, sot zyrtarisht e lëshuan në përdorim poligonin urban për çiklizëm për fëmijë në Parkun Maqedonija.

- Sot po e lëshojmë në përdorim poligonin për çiklizëm për fëmijë në Parkun Maqedonija, që është donacion nga Stopanska Banka dhe unë e shfrytëzoj këtë rast t’u falenderohem për pjesëmarrjen e tyre në kët projekt. Proejkti ideor për poligonin urban për çiklizëm për fëmijë ka karakter edukativ, gjegjësisht ka për qëllim fëmijët t’i mësojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Poligoni për çiklizëm ka sipërfaqe prej 660 m2, me gjatësi të shtegut prej 270 metra dhe pajisje urbane: parking për biçikleta, rampa, luhatëse, rrëshqitëse, shtëpizë prej druri, sipërfaqe me rërë, ulëse, tavolina për piknik dhe shporta për mbeturina.  Shtegu për biçikleta është i gjatë 270 metra dhe ka gjërësi prej 120, dhe në të dyja anët ka trotuare me nga 50 cm për mësuesit ose ndihmësit e tyre.Shtresat për vozitje të shtegut janë të tri llojeve të ndryshme, ku pjesa më e madhe do të jetë me material gome me nënshtresë prej betoni me gjërësi prej 120 cm, me kalldërma në të dyja anët me nga 50 cm, që simbolizojnë trotuaret, pjesa e dytë është kalldërm, ndërsa pjesa e tretë e shtegut është prej druri, gjegjësisht tren prej druri.  Me këtë kombinim të materialeve do të përgatiten çiklistët e ardhshëm për vozitje në terrene të ndryshme. Në sipërfaqet e barit përreth parkingut për biçikleta dhe zonën me luhatëse janë vendosur 12 ulëse, 4 tavolina për piknik dhe shporta për mbeturina. Në ndërtimin e këtij poligoni edukativ janë përdorur materiale ekologjike. Vlera e këtij projekti është 1.234.000 denarë. Dua ta shfrytëzoj këtë rast dhe t’i ftoj të përfaqësuesit e sektorit të biznesit të jenë të hapur për të gjitha idetë e mira për realizimin e projeketeve që do të kontribuojnë për përmirësimin e kushteve për jetesë në komunat e qytetit tonë, theksoi kryetari Trajanovski.

Milica Çaparovska Jovanovska, drejtoresha ekzekutive për veprimtari banakare me pakicë në Stopanska Banka, tha se kjo është një mundësi e rrallë që një hapësirë e këtillë publike të transformohet në kënd për rekreacion, argëtim dhe gjithsesi edukim për fëmijët. E përshëndes besimin dhe përkrahjen e Qytetit të Shkupit gjatë këtyre muajve dhe me këtë rast me kënaqësi ua dorëzojmë për menaxhim poligonin për fëmijë Qytetit të Shkupit dhe për shfrytëzim të gjithë qytetarëve.

Jemi veçanërisht krenar me ekipin tonë të cilët në tërësi e kanë konceptuar ngajrjen “Vozit drejt, vozit shëndetshëm” të cilët me sukses e organizuan dhe në fund e realizuan edhe këtë donacion.

Në hapjen zyrtare morën pjesë fëmijët nga kopshtet dhe shkollat fillore përreth të cilët patën mundësi të bëjnë vozitje provuese përgjatë shtegut.