FILLON KOLONIA NDËRKOMBËTARE E ARTIT “SHKUPI 2016” 2.9.2016

Në organizim të Qytetit të Shkupit, Muzeut të Qytetit të Shkupit dhe hotelit "Selanik" sot /22.08.2016/ fillon me punë Kolonia e 11-të artistike "Shkupi 2016" dhe do të zgjasë deri më 1 shtator.

Pjesëmarrësit në koloninë ndërkombëtare artistike "Shkupi 2016" do të qëndrojnë në hotelin "Selanik", që ndodhet në pjesën qendrore të Shkupit, ndërsa do të krijojnë në Muzeun e Qytetit të Shkupit. Duke pasur parasysh se pjesa qendrore e qytetit është zonë për këmbësorë qëllimi i organizatorëve është që pjesëmarrësve në koloninë artistike t’ua paraqet diversitetin e pasur të arkitekturës, historisë kulturore dhe traditën. Aty afër është edhe Çarshia e Vjetër e cila është interesante për arkitekturën e saj dhe artizanalet e vjetra dhe është çarshija më e madhe orientale  në Ballkan.

Këtë vit në veprat e tyre artistike do të nënshkruhen dhjetë artistë akademik që i përkasin gjeneratave të ndryshme dhe përcaktimeve krijuese, të cilët jetojnë dhe krijojnë në mjedise të ndryshme - Marina Leshkova, Olgica Antovska Doroti Paçkova, Began Deari, Aleksandar Popovski dhe Gligor Vaskov nga Maqedonia, Noel Andre Perier nga Franca, Aleksandra Miriç nga Serbia, Predrag Pegja Rakiçeviç nga Serbia dhe Petja Deneva nga Bullgaria.

Kolonia ndërkombëtare artistike "Shkupi 2016" tradicionalisht mbahet nën patronazhin e kryetarit të Qytetit të Shkupit,Koce Trajanovski.