FUNDJAVA E NËNTË GURMANE ME BIRRË “PIVOLEND 2016” 1.9.2016

 

 

Prej nesër, /31 gusht/ deri më 4 shtator në Kalanë e Shkupit, për të nëntën herë do të mbahet manifestimi  tradicional - fundjavë Gurmane me birrë "Pivolend 2016 '.

Gjatë pesë ditëve të festivalit, nga e mërkura deri të dielën, vizitorët e “Pivolend 2016” do të shijojnë birra të ndryshme dhe ushqime gurmane, do të mund të ndjekin program të pasur muzikor me emrat e mëdhenjë të skenës muzikore të Maqedonisë, si dhe mysafirë të huaj, si dhe do të mund të kënaqen në këndet argëtuese.

- Edhe këtë vit vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë birra të ndryshem, specialitete të ndryshme gurmane dhe më shumë se 100 performanca muzikore. I ftoj qytetarët e Maqedonisë dhe Shkupit të vijnë në këtë festival dhe të kënaqen me programin e pasur - tha Slobodan Kosev, udhëhqës i Sektorit për zhvilim ekonomik lokal në Qytetin e Shkupit, në  konferencën për mediume.

Festivalin e birrës tradicionalisht e organizon Qyteti i Shkupit dhe “Temov”. Për organizimin e këtij festivali Qyteti i Shkupit nga buxheti ndan 500.000 denarë.

Organizatorët paralajmëruan se programi muzikor do të ndahet në tri bina në Kale. Përveç në binën kryesore, mund të dëgjoni muzikë të mirë andergraund të grupit Bla Bla Stejxh (metal, hard rok, rok, hip hop, rap, indi) dhe të Electro Dance Stage (xhangël, progresiv, haus, tekno, trap,trans).

Këtë vit në fundjavën germane me birrë "Pivolend 2016", publiku do të ketë mundësi për të shijuar muzikën e shumë artistëve maqedonas, grupe dhe DJ. Në skenë do t’i dëgjojmë: Vlatko Ilievskin, Dani, Nokaut, Tamara, Foltin, Efto Pupinovski, Tijana, Fluks, Jakov Drenkovski, Çill Plej, DJ Slave dhe shumë të tjerë. Nga rajoni do të marrin pjesë Riblja Corba dhe Ministarke.

Për ata të cilët dëshirojnë të eksperimentojnë me shijet, do të ketë stendë me kokteje të birrave, ndërsa nga birraritë informojnë se për çdo ditë do të ketë promovime të disa produkteve.

Në festival do të prezantohet edhe birraria e parë mikro në Maqedoni ”Temov”, dhe e vetmja e këtij lloji në rajon.   

I këshillojmë vizitorët të cilët dëshirojnë të degustojnë birra, të mos vozisin por ta shfrytëzojnë transportin publik të qytetit.