TRAJANOVSKI MBIKQYR AKSIONIN PËR PASTRIMIN E RAJONEVE TË PËRMBYTURA 21.9.2016

     

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, së bashku me Kryetaren e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva dhe këshilltaren në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Elizabeta Giovska, sot /19.08.2016 / i mbikqyrën aktivitetet për pastrimin e terrenit në Smilkovcë, Creshevë ,Viniçe dhe Straçincë.

Në këto fshatra rrugët kryesore qasëse janë pastruar, uji dhe balta nga shtëpitë dhe oborret është hequr. Nëse lejojnë kushtet e motit, gjatë ditëve të fundjavës do të realizohet një aksion i madh për tamponimin dhe asfaltimin e rrugëve të dëmtuara dhe rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme.

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe të ndërmarrjeve publike të qytetit, brigada zjarrfikëse, ushtria, policia, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, ministritë përkatëse dhe institucionet shtetërore me makineri të nevojshme janë ditë e natë në terren dhe po pastrojnë pasojat nga vërshimet e mëdha. Në fshatin Smilkovcë pastrimi është në fazë të avancuar. Uji dhe balta është hequr nga të gjitha shtëpitë, bodrumet dhe oborret, ndërsa rrugët janë pastruar dhe janë të kalueshme. Sot në Smilkovcë po punohet intensivisht për të pastruar kanalin e derdhjes së ujërave. Kryetari Trajanovski vizitoi shumë shtëpi në fshatin Smilkovcë dhe bisedoi me qytetarët për nevojat e tyre dhe rrjedhën e aksionit për pastrim.

Edhe në fshatin Creshevë po vijon aksioni për  pastrimin e pasojave nga përmbytjet. Deri tani janë pastruar dhe janë të kalueshme shumica e rrugëve, dhe tani po largohen edhe mbeturinat. Në lokalitetin Crvenika, në Creshevë, deri tani janë dezinfektuar të gjitha 350 shtëpitë, 31 kamionë me mbeturina dhe mbetje tjera janë dërguar në deponi dhe po riparohen muret mbajtëse. Sot në Creshevë do të punohet edhe në pastrimin e hyrjeve në livadhe.

Në fshatrat Viniçe dhe Straçincë sot po punohet në pastrimin dhe sanimimn e rrugës kryesore, si dhe në pastrimin e rrugëve anësore.