PROMENADE MUZIKORE E ORKESTRËS FRYMORE TË QYTETIT 19.9.2016

Orkestra frymore e qytetit më datë /18 shtator, e diel/ me fillim prej në ora 10:00, do të mbajë promenadë me të ashtuquajturat “Hapërimet”. Muzikantët do të nisen nga Muzeu i Qytetit të Shkupit drejt rrugës “Maqedonia” dhe do të lëvizin deri te sheshi”Maqedonija” .

 

Në këtë promenadë muzikore, do të ekzekutohet ky program:

 

- Hapërimi rinor

- Vardari i Maqedonisë

- Hapërimi patriotiк

- Diksi parada

- Vashington post marshi

- Brigada e 3 maqedonase

- Fishekzjarret e lirisë

- Në kujtim të Vatashës

- - Për të gjithë fëmijër

 

 

Këtë koncert e organizojnë Qyteti i Shkupit dhe QKR.

 

Orkestra frymore e Qytetit përbëhet nga anëtarë, kryesisht muzikantë profesionistë dhe studentë të Fakultetit të artit muzikor në Shkup. Deri më tani, ajo ka performuar  në pothuajse të gjitha manifestimet e rëndësishme, festat shtetërore, ngjarje të ndryshme, duke u dhënë notë solemne të njëjtave. Në repertoarin e orkestrës janë pjesët e Dobssheskit, Millerit, Harrisonit, Makartnit,lejit, Mocartit, Andersonit, Verdit, Strausit, Lenonit ...