PROGRAM I PASUR I "TINGUJT E ÇARSHISË 2016” 'DHE “ TË GJITHË SË BASHKU" 19.9.2016

Në rrugët e ngushta të Çarshisë së Vjetër nesër /15 shtator, e enjte / dhe më 16 shtator, të premten, do të mbahet manifestimi "Tingujt e Çarshisë" dhe "Të gjithë së bashku" dhe ato do të jenë nikoqirë të shumë artistëve të cilët do të krijojnë dhe argëtojnë qytetarët e Shkupit.

 

Përmes koncerteve të shumta të të gjitha zhanreve,performanca, shfaqje folklorike, poezi, koloni të artit, prezantim të zanateve, edhe këtë vit Çarshija e vjetër do të jetojë në frymën e traditës.

 

"Tingujt e Çarshisë" është manifestim multimedial dhe multikulturor, dhe këtë vit mbahet për të dhjetën herë, dhe ka për qëllim për të rikujtuar traditën e harruar, të ringjallë disa vende më pak të vizituara të Shkupit, dhe për të kontribuar në emancipimin e hapësirave kulturore të pazhvilluara, por edhe të kontribuojë në aktivitetet e vazhdueshme të Qytetit të Shkupit për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër.

 

Programi i manifestimit "Tinguj e Çarshisë" dhe "Të gjithë së bashku" do të jetë i pasur, dhe qytetarët e pranishëm do të kenë mundësi nesër,/15 shtator, e enjte/ në sheshin Filipi i dytë, nga ora 21:00, të kënaqen me performancën e Kida & Mozzik, grupit ”Tyzze", ndërkaq më 16 shtator , e premte, në ora 12:00 të argëtohen me Dens, pastaj me këngë të vjetra qytetare maqedonase, me interpretimet e grupit të muzikantëve të rinj të instrumenteve klasike, kolonisë së artit, shoqatave kulturore artistike dhe me mbrëmjen  letrare deri në ora 20:00,  ndërsa nga ora 21:00 deri në 24:00, në sheshin Filipi i dytë, do të mbahen ekzekutimet e: Band, Full Stop, Dhurata Dora, McKresha & Lirical son.

 

Qyteti i Shkupit nga buxheti i tij për realizimin e manifestimit "Tingujt e Çarshisë" ka ndarë 900.000 denarë, ndërsa për "Të gjithë së bashku" 400.000 denarë.