KRYETARI TRAJANOVSKI INSPEKTOI AKTIVITETET PËR PASTRIM NË DISA LOKACIONE NË SINGJELIÇ 15.9.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /18.08.2016, e enjte/, inspektoi më shumë lokacione në vendbanimin Singjeliç, ku po kryhen aktivitetet për pastrimin e  terrenit.

Trajanovski, së bashku me Ministrin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ahmeti, ka vizituar disa lokacione ku po punohet në riparimin e infrastrukturës së dëmtuar dhe ku dy ditë më parë filloi sanimi i gypave në kanalet e hapura dhe mbikalimet. Në terren u konstatua se shumica e kanaleve në mbikalimet janë riparuar plotësisht dhe aty mund të zhvillohet komunikacioni.

Në kuadër të vizitave në terren, kryetari Trajanovski, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski vizitoi liqenin e Stajkovskit, me qëllim për të inspektuar gjendjen e pendës dhe shtratin e liqenit, si dhe dëmet e mundshme nga përmbytjet.

-Uji nga ky liqe nuk është derdhur  dhe penda e ka mbajtur ujin në shtrat. Siç mund ta shihni, shtrati nuk është shpuar, dhe kjo hedh poshtë spekulimet se përmbytjet kanë ardhur si shkak i lëshimit të digave të liqenit të Smilkovcit dhe Stajkovskit - tha kryetari Trajanovski.

Kryetarët Trajkovski dhe Trajanovski më vonë kanë vizituar një numër të madh të lokacioneve ku ekipet e ndërmarrjeve publike dhe vullnetarë pastronin në terren në  lagjen Singjeliçë. Një nga lokacionet ku po zhvillohej aksion i madh për pastrim ishte  oborri i kishës "Shën Gjorgjija", ku punonin përfaqësues të ndërmarrjeve publike, Armatës së Maqedonisë dhe vullnetarët nga Komuna e Krivogashtanit.

Në kuadër të vizitave në terren, kryetarët e komunave vizituan edhe deponinë e përkohshëm në shkollën fillore Singjeliç, ku grumbulloheshin mbeturinat nga shtëpitë e përmbytura. Tani po punohet në pastrimin e plotë të kësaj deponie dhe në ditët e ardhshme ajo do të pastrohet plotësisht, e njëjta do të dezinfektohet plotësisht dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme para fillimit të vitit shkollor.