U LËSHUA NË PËRDORIM AUTOMJETI I RI PËR PERSONAT ME INVALIDITET MË TË RËNDË 15.9.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, dhe dejtori i ndërmarrjes publike të transportit-Shkup, Igor Janushev sot /01.07.2016, premte/ e promovuan automjetin e ri që është përshtatur posaçërisht për transportimin e personave me invalidet të rëndë trupor, të cilin e bleu Qyteti i Shkupit.

- Qyteti i Shkupit në vitin 2010 në bashkëpunim me Ndërmarrjen e transportit publik – Shkupi, kujdeset dhe e realizon transportin e organizuar të personave me invaliditet më të tëndë trupor të cilëve për shkak të lëvizjes u nevojitet karrocë për invalidë.  Përmes monitorimit të rregullt të transportit dhe nevojave të konsumatorëve, ne konstatuam se marshutat janë të organizuara mirë dhe se përfshijnë numrin optimal të përdoruesve, por se numri i përdoruesve dhe nevojat e tyre dita ditës janë në rritje dhe për këtë arsye kërkohet rritje e numrit të automjeteve. Për këtë qëllim  Qyteti i Shkupit ka blerë edhe një automjet të përshtatur për transportimin e personave me invalideitet të rëndë dhe nga buxheti i Qytetit të Shkupit në 2016 ka ndarë 1.760,000.00 denarë. Ky është automjeti i katërt i përshtatur i cili është në pronësi të Qytetit të Shkupit dhe do t’i jepet për shfrytëzim Ndërmarrjes së transportit publik - Shkup. Në nivel vjetor ne NTP-së i transferojmë nga 5 deri 6 milionë denarë për realizimin e këtij  transporti. Qyteti i Shkupit është lider në Ballkan në sigurimin e lëvizshmërisë dhe qasjes më të madhe për personat me nevoja të posaçme, dhe është shembull i bashkëpunimit dhe transparencës në organizimin e këtyre shërbimeve sociale. Dua të theksoj se ne organizojmë edhe një tjetër transport të autorizuar të personave me aftësi të kufizuara për përdorimin e transporti publik në territorin e Shkupit, dhe për vitin 2016, 2.460 personave ua kemi dorëzuar kartat vjetore për çka Qyteti çdo vit siguron rreth 34 milionë denarë - tha kryetari Trajanovski në promovimin e automjetit të ri.

 

Transportin të cilin e shfrytëzojnë gjithsej 500 persona, deri tani realizohej me 3 automjete të përshtatura posaçërisht, një minibus dhje një autobus me rampë automatike për karroca invalidore dhe pajisje tjetër për sigurinë e përdoruesve.  

Drejtori i Ndërmarrjes së transportit publik – Shkup, Igor Janushev, falënderoi Qytetin e Shkupit për blerjen e këtyre automjeteve të specializuara dhe theksoi se transporti është mirë i organizuar, pasi që realizohet në bazë të thirrjeve telefonike në bazë të të cilave bëhet orari i vozitjes.

Transporti dakordohet gjatë ditëve të punës, ndërsa për planifikim më të mirë rekomandohet paraqitja telefonike të bëhet një ditë përpara gjithashtu të jetë ditë pune. 

Caktimi i transportit nga ora 08:00 deri në ora 15:00 bëhet përmes telefonit pa pagesë në numrin 080015115, ose nga ora 05:00 deri 24:00 caktimi bëhet në telefonin 3173-224, dhe kjo thirrje paguhet sipas tarifës normale. 

Përdoruesit e shfrytëzojnë transportin për nevoja të ndryshme, si për shërbime shëndetësore, transport deri në shkollë, ose në fakultet, transport deri në vendin e punës realizimin e të drejtave nga fusha e mbrojtjes shëndetësore, mbrojtje invalidore, si dhe vizita në manifestime sportive, argëtues-kulturore. Gjithashtu ekziston mundësia furgonët të shfrytëzohen edhe jashtë Shkupit.  

Për nevojat e transportit janë të angazhuar 8 shoferë dhe një dispeçer. Gjatë ditës realizohen rreth 40 transporte, ose 1200 transporte për një muaj.