FILLOI NDËRTIMI I KANALIZIMIT ATMOSFERIK NË RRUGËT XHON KENEDI DHE KEMAL ATATURK 15.9.2016

 

 

 

 

 

Qyteti i Shkupit sot /29.06.2016 e mërkurë/ filloi një nga shumë projektet kapitale për Shkupin-projektin për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugët “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk”.

Në fillimin e punimeve ndërtimore mori pjesë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, si dhe përfaqësues të komunës së Çairit.  

- Me këtë projekt ndërtimor, përgjatë rrugës “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk” do të ndërtohet kanalizim i ri atmosferik me gjatësi të përgjithshme prej 800 metra, ku do të vendosen gypa me profil prej 1.200 milimetër. Kanalizimi i ri atmosferik do të përfundojë në pusetën kyçëse në rrugën “Cvetan Dimov”. Me ndërtimin e këtij kanalizimi atmosferik do të përmirësohet mënjanimi i ujërave atmosferik në këtë pjesë të komunës së Çairit dhe do të zgjidhet problemi shumëvjeçar për banorët në këtë komunë. Afati për raelizimin e këtij projekti është tre muaj, por realizuesit e projektit na kanë premtuar se punimet ndërtimore do të jenë më intenzive dhe se të njëjtat do të përfundojnë deri në fillim të vitit shkollor-tha kryetari Trajanovski.  

Kryetari Trajanovski tha se ky është projekti i dytë kapital që ka filluar të realizohet në Komunën e Çairit gjatë disa muajve të kaluar, së bashku me zgjerimin e bulevardit "Kristian Todorovski Karposh" dhe janë tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer të Qytetit të Shkupit me Komunën e Çairit.

Për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugët "Xhon Kenedi” dhe "Kemal Ataturk" Qyteti i Shkupit do të investojë rreth 23 milionë denarë, ndërsa në terren do të punojnë ekipet e kompanisë "JU BAJ 2 AMET".