REVI E VESHJEVE POPULLORE NGA RAJONI I SHKUPIT 20.10.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /07.09.2016/ e hapi manifestimin "Revi e veshjeve popullore të rajonit të Shkupit", që u mbajt në Fakultetin e artit figurativ në Suli An, në organizim të Sektorit për zhvillim ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit, dhe në bashkëpunim me Shoqatën e artistëve artizanë ARTI-KRAFT Shkup.

- Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë ta shpall të hapur Revinë e veshjeve popullore të rajonit të Shkupit, e cila për herë të parë këtë vit po mbahet në qytetin tonë. Sektori  për zhvillim ekonomik lokal  e organizon këtë manifestim në bashkëpunim me Shoqatën e artistëve artizanë ARTI KRAFT Shkup,  projekt  ky që buron nga programi për financimin e projekteve për zhvillimin e zejtarisë, hotelierisë, tregtisë dhe turizmit të Qytetit të Shkupit për vitin 2016.  Pikërisht ju artizanët ruajtës të traditës, jeni dëshmitarë të cilët përmes veprave tuaja, me  duart e shkathëta e tregoni të kaluarën, historinë  dhe jeni shënimi më i mirë për ekzistencën e qytetërimit në këto hapësira. Veprat e artizanëve flasim për artin, aftësinë,  për dhuntinë artistike, kreativitetin, shpirtin e popullit tonë, flasin për ekzistencën tonë, kulturën dhe traditën. Veprat e tyre janë të dhëna të shkruara, dëshmitarë të së kaluarës së popullit tonë, dhe druri i tyre, glina, peri, lëkura, gjilpëra, bakri, flasin për kulturën e pasur të të gjithë popujve të këtyre hapësirave të cilët kanë jetuar me shekuj këtu. Jam veçanërisht i kënaqur që ky Manifetim i shoqëruar me ekspozitë, mbahet në periushën e  jubileut  25 vite nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë- tha kryetari Trajanovski.  Qyteti i Shkupit e vazhdon trendin e zhvillimit të zanateve të vjetra dhe inkurajon  zhvillimin e zanateve vendore  përmes prezantimit të pasurisë sonë, trashëgiminë dhe traditën e veshjeve  autentike para qytetarëve të Shkupit dhe turistëve, sepse pikërisht artizanët flasin nëpërmjet veprave të tyre se si ruhet,kultivohet, si tregohet e kaluara që është rrënja e çdo populli, - tha kryetari Trajanovski

Kjo ngjarje është organizuar me qëllim që të popullarizohen veshjet popullore të rajonit të Shkupit, plot me origjinalitet dhe që janë të ralla, për të promovuar dhe për të ruajtur  prodhimin tradicional artizanal,  dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në mes të artizanëve. Njëherit, qëllimi i këtij manifestimi është rritja e shitjeve të produkteve artizanale dhe rritja e ofertës turistike përmes paraqitjes së zejtarisë si një brend dhe  simbol i njohjes së Shkupit.

Në kuadër të manifestimit sot mbahet  ekspozitë e veshjeve popullore dhe suvenireve në oborrin e FAF (Suli An-Çarshija e vjetër e Shkupit) dhe koncerti i SHKA në Shtpinë e armatës, ndërkaq gjatë ditës së djeshme /6 shtator/ në Muzeun e Maqedonisë është  mbajtur  tribuna në temën: Veshja popullore e rajonit të Shkupit, ku fjalime mbajtën mr.Dostana Karagjozoska Stankovska, Gordançe Vidiniç -Etnolog--këshilltar dhe Nada Andonovska nga Muzeu i Maqedonisë.

Shoqata e artistëve artizanal  ARTI KRAFT Shkup, Kryetarit Koce Trajanovski i ndau mirënjohje për mbështetjen e dhënë për ruajtjen e zanateve të vjetra dhe krijimtarisë popullore, ndërsa mirënjohje mori edhe Slobodan Kosev dhe Biljana Stojmanovska nga Sektori për zhvillim ekonomik lokal i Qytetit të Shkupit.