EDICIONI I 41 I TEATRIT TË RI TË HAPUR 20.10.2016

Nga data 21 deri më 27 shtator, të gjithë dashamirët e artit teatror do të mund të kënaqen duke ndjekur programin e edicionit të 41-të të festivalit Teatri i ri i hapur, organizuar nga Qendra kulturore rinore, nën patronazhin e Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së kulturës të Republikës së Maqedonisë.

Në konferencën për media që u mbajt sot në hapësirat e QKR u prezantua programi i këtij festivali ndërkombëtar të teatrit, ku u theksua se sërish në fokus kemi përzgjedhje të ngushtë të produksioneve teatrale nga bota dhe rajoni, dhe se i njëjti do t’i bashkojë  dashamirët e teatrit.

Në 40 vitet e fundit në këtë teatër janë prezantuar grupe teatrore dhe teatro,  artistë të pavarur teatror nga mbi 70 vende nga Evropa dhe bota, me mbi 700 shfaqje. Festivali do të thotë shumë për teatrin dhe jetën kulturore në Shkup.

Në periudhën prej 21 shtatorit, kur është paraparë hapja zyrtare e festivalit, dhe deri më 27 shtator, në repertorin e festivalit kemi katërmbëdhjetë produksione nga Rumania, Hungaria, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Kosova, dhe do ta kemi mysafirë një nga teatrot më të njohur të Evropës, teatrin e Vidi Lozanës nga Zvicra.

Në konferencë për media morën pjesë edhe nga ekipi i shfaqjes "Dogvill" të Mikser Hausit, Beograd, që është përshtatje teatrale e filmit të njëjtë të Lars Fon Trir, regjisori i shfaqjes Kokan Mladenoviç, në të cilën ndër të tjerë luajnë edhe Branislav Trifunoviç, Milica Majstoroviç dhe Milica Janevski, ndërsa  muzikën për shfaqjen e ekzekuton Vrooom.

Regjisori i shfaqjes Kokan Mladenoviç, theksoi se Dogvill është konceptuar si platformë  ku janë paraqitur frustracioni, urrejtja, agresioni dhe intoleranca e mendimeve të ndryshme, besimeve, dhe orientimit seksual.

Teatri i Ri i Hapur  këtë vit merr pjesë në kremtimin botëror të 100 vjetorit të vdekjes së Viliam Shekspirit, me revijëm e filmave falas të inçizuar sipas dramave të Shekspirit. Publiku në projektimet e caktuara në kinemanë në QKR do të ketë mundësi t’i shikojë titujt legjendar si HAMLETI i Lorens Olivie, MBRETI LIR të Piter Brukut dhe shumë të tjerë.

Në suaza të festivalit si program shtesë do të mbahet edhe promovimi i librit RAPSODIA E TEATRIT prodhim i këtij Teatri dhe QKR-së nga filozofi francez, dramaturgu dhe profesori Alan Badju.

Sonte në mbrëmje /14.09.2016, e mërkurë/ në ora 20:00 në suaza të programit MOT+ do të shfaqet "Dogvill". Në ora 19:00 do të ketë ekspozitë të fotografive me tematikë teatrore të fotografit të famshëm maqedonas, Lupço Ilievski të bëra në mes të vitit 1984 dhe 1996 nga edicionet dhe repertoret e këtij teatri.