KRYETARI TRAJANOVSKI U TAKUA ME SHEFIN E RI TË DELEGACIONIT TË BE-SË NË MAQEDONI, ZHBOGAR 20.10.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /19.09.2016, e hënë / u takua me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Kryetari Trajanovski z.Zbogar i uroi mirëseardhje në Shkup dhe shprehu shpresën se ka për të vazhduar bashkëpunimi i mirë midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.

Në takim, Zbogar dhe Trajanovski diskutuan për gjendjen e pushtetit lokal në RM dhe statusin e Qytetit të Shkupit dhe ndarjen e ingjerencave me komunat në Shkup.

Në takim u diskutua edhe për situatën në kryeqytet pas përmbytjeve që goditën Shkupin më 6 gusht, ku kryetari Trajanovski informoi Zhbogarin se situata në terren është përmirësuar, është duke u punuar në rikonstruktimin e infrastrukturës së dëmtuar dhe se situata po kthehet në normale.

Samuel Zbogar e mori postin e shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë nga 1 shtatori. Ai ka kryer shumë funksione diplomatike në Slloveni dhe jashtë vendit, ku në vitin 2008 ai u emërua Ministër i punëve të jashtme të Sllovenisë, ndërkaq si Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë vjen pas funksionit Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian të Kosovës.