FORUM PËR LËVIZSHMËRI TË ZGJUAR DHE THIRRJE PUBLIKE PËR DITËN E GJELBËR NË SHKUP 20.10.2016

 

 

Sot /21.09.2016/ në hapësirat e Dhomës publike - Qendra për dizajn dhe inovacione u mbajt Forumi "Lëvizshmëri e zgjuar, ekonomi e fortë" dhe është publikuar thirrja "Si të kaloni një ditë ndryshe, ditë e gjelbër në Shkup", si pjesë e aktiviteteve të Qytetit  Shkupit në ditën e gjashtë të Javës evropiane të mobilitetit 2016.

Në forumin "Lëvizshmëri e zgjuar, ekonomi e fortë" u prezantuan projektet e Qytetit të Shkupit për lëvizshmëri të qëndrueshme. Theks i veçantë u vu në projektin  "Shkupi qytet i çiklizmit 2017" projekt që ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës të çiklizmit në qytet dhe përfitimet e tij për qytetarët dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, i ndanë përvojat e tyre për investimin në automjetet elektrike dhe hibride, për inkurajimin e punonjësve të tyre që në punë të vijnë në këmbë ose me biçikletë, si dhe për mundësitë për të krijuar vende pune të gjelbra, në kompanitë për dërgesa dhe të postës me biçikletë.

Si pjesë e forumit u prezantuan aktivitetet e Qytetit të Shkupit për realizimin e projektit për formimin e korridoreve të gjelbra përgjatë rrjedhës së lumit Lepenec dhe Serava dhe rëndësinë e tyre për jetën e qytetit. U diskutua për rolin e mediumeve, sektorit IT dhe sektorit për promovimin e mobilitetit urban të zgjuar.

Sot, Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me UNDP e publikoi thirrjen "Si të kaloni një ditë ndryshe, ditë e gjelbër në Shkup", duke përdorur dhe kombinuar mënyra të ndryshme të transportit për udhëtime turistike dhe aktivitete rekreative, si mundësi për zhvillimin e eko-turizmit në qytet dhe gjetjen e ofertave të reja turistike për shkupjanët, por edhe për vizitorët.

Sipas kushteve të konkursit, rutat e propozuara duhet të jenë të dedikuara për aktivietet turistike dhe rekreative për qytetarët si ofertë të re turistike, gjegjësisht  vende deri te të cilat arrihet duke udhëtuar me kombinimin e mënyrave të ndryshme të transportit - në këmbë, biçikletë, transporti publik, automjete elektrike ose hibride, pa përdorur automjete me benzinë ose naftë. Në thirrjen publike me idetë e tyre mund të paraqiten persona më të vjetër se 18 vjet, si dhe personat juridik, ndërsa afati për paraqitje është deri të dielën, 6 nëntor 2016.

Fletëparaqitjet mund të dorëzohen në e-mail adresën: infoekologija@skopje.gov.mk.

Më shumë informata  mund të merren në numrin e telefonit 3297 - 273 në Sektorin për mjedisin jetësor të Qytetit të Shkupit.

Ruta fituese do të publikohet më 13 nëntor. Ideja më inovative do të shpërblehet me  biçikletë dhe do të promovohet para operatorëve turistikë.

Qyteti i Shkupit e realizon Javën Evropiane të Lëvizshmërisë 2016 në bashkëpunim me organizatën joqeveritare ORT, si dhe me Delegacionin e BE-së në vendin tonë, Ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapësinor dhe Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara.