PARADË E MADHE E ÇIKLIZMIT NË RRUGËT E QYTETIT 20.10.2016

 
     
 

 

 

Disa mijëra qytetarë, çiklistë, nxënës të shkollave të mesme, sot /22.09.2016/, morën pjesë në paradën e madhe të çiklizmit, që në rrugët e qytetit parakaloi me rastin e 22 shtatorit - Dita ndërkombëtare pa automobila dhe dita e fundit e  Javës Evropiane e Lëvizshmërisë 2016.

Në paradë morën pjesë Sekretari i Qytetit të Shkupit, Marjanço Todorovski, ministri i Mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ahmeti dhe ambasadori i Unionit Evropian në vendin tonë, Samuel Zhbogar.

Çiklistët startuan nga Porta e Maqedonisë, pastaj nëpër rrugën 11 Tetori, te kryqëzimi me bulevardin Koço Racin ku u kthyen drejt rrugës Shën Klimenti i Ohrit, vazhduan  nëpër bulevardin Shën Klimenti i Ohriti, pastaj nëpër bulevardin Arradhat partizane dhe rrugën Nikola Parapunov, që përmes bulevardit Ilinden të arrijnë në Parkun e qytetit tek Guaca, ku u mbajt hepeningu muzikor.

Pjesëmarrësit më fatlum në paradën e biçikletave kanë  fituar biçikleta, gjithsej janë ndarë 19 biçikleta, 10 biçikleta i ka siguruar Qyteti i Shkupit, 5 Çimentorja "Usje” dhe katër biçikleta i ka siguruar Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor. ndarë edhe 10 helmeta.

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit ishte pjesë e familjes së qyteteve të mëdha që shënuan Javën Evropiane të Lëvizshmërisë 2016 dhe me një sërë aktivitetesh i shënoi ditët dedikuar për lëvizshmërinë alternative dhe të qëndrueshme. Gjatë ditëve nga data 16 deri më 22 shator, Qyteti i Shkupit ka organizuar një sërë aktivitetesh ku u inkuadruan shumë qytetarë, nga më të vegjëlit deri tek më të moshuarit, sektori publik dhe privat. Dhe gjatë kësaj jave evropian të lëvizshmërisë Qyteti i Shkupit ka  dërguar porosi të fortë për të përdorur mënyrat alternative të transportit për  mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm jetësor.

Qyteti i Shkupit e realizon Javën Evropiane të Lëvizshmërisë 2016 në bashkëpunim me organizatën joqeveritare ORT, si dhe me Delegacionin e BE-së në vendin tonë, Ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapësinor dhe UNDP.