REAGIM NDAJ DEKLARATËS SË PECE MIRÇEVSKIT, ANËTAR I KËSHILLIT DREJTUES TË LSDM-SË 20.10.2016

Të nderuar,

 

Qyteti i Shkupit reagon ndaj  deklaratës së sotme të Peçe Mirçevskit, anëtar i Këshillit drejtues të LSDM-së, ku i njëjti thotë të pavërteta në lidhje me gjendjet në Shkup sa I përket hapësirave të gjelbra dhe infrastructures së çiklizmit.

Ajo që është edhe më shumë për keqardhje për deklaratën e tij është se të njëjtit  shfrytëzojnë ngjarje që është organizuar nga Qyteti i Shkupit për t’u "premtuar" projekte qytetarëve që tashmë janë të realizuara, ose janë duke u realizuar pikërisht nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit dhe NP "Parqe dhe gjelbërime" gjatë 9 viteve të fundit kanë bërë revolucion sa i përket ngritjes të parqeve të reja dhe hapësirave të gjelbra në Shkup, si dhe në mbjelljen e drurëve të rinj, diçka që në Shkupi ka qenë e neglizhuar për më shumë se  40 vjet.

Këtë vit jemi dëshmitarë të hapjes të parkut të ri në Komunën e Aerodromit, i cili shtrihet  në një sipërfaqe prej 10 hektarëve, ku rreth 9 ha janë sipërfaqe e gjelbër, dhe kështu ai u bë parku i dytë më i madh në Shkup pas Parkut të qytetit. Park më përmbajtje të këtillë, dhe me kaq sipërfaqe të madhe nuk është ndërtuar në Shkup që nga viti 1972, hera e fundit kur edhe u rindërtua Parku i qytetit.

Përveç kësaj, sipas të dhënave statistikore që i posedon NP "Parqet dhe Gjelbërimi", vitet e fundit  janë ngritur një numër rekord i hapësirave të reja ose të rinovuara të gjelbra.

 

Rikujtojmë se,

- Në sipërfaqet publike ekipet Qytetit deri tani kanë mbjellë mbi 70.000 drunj gjetherënës, gjethembajtëse, si dhe 1.5 milionë lule.

- Përgjatë bulevardit Metropolit Teodosij Gologanov është rregulluar parku i ri "Maqedonia" me  sipërfaqe prej 62.000 metra katrorë, ku janë mbjellë 800 drurë dhe fidane të reja.

- Ka filluar rregullimi i pjesës së tretë të parkut "Maqedonia" në sipërfaqe prej 10.000 metra katrorë, nga të cilat 6.000 metra katrorë do të jetë sipërfaqe e gjelbër

-Në afërsi të këtyre parqeve  e kemi rregulluar edhe "Parkun e 100 drurëve", në sipërfaqe prej 3.500 metra katror,

-I kemi ripërtrirë drunjtë përgjatë bulevardeve:Shën Klementi i Ohrit, Metropolit Teodosij Gologanov, Boris Trajkovski, Serbia, Jane Sandanski, Aleksandri i Maqedonisë, Vidoe Smilevski Bato,Nikolla Karev ...

-Qyteti i Shkupit ka blerë një makinë të re me një sistem për rimbjelljen e drurëve me çka më nuk ka nevojë për t’i prerë drurët gjatë realizimit të projekteve infrastrukturore

- I kemi gjelbëruar zhardinierët e rrugëve,

- U kemi ndarë mbi 20.000 fidane falas këshillave shtëpiak dhe institucioneve publike.

- Parku i qytetit(pjesa e parë) ka pamje tërësisht të re, me gjelbërim, shatërvane dekorative dhe përmbajtje interesante për fëmijët.

- Në park-pyllin “Vodno” gjatë vieteve të fundit është pyllëzuar më shumë se 1,5 hekatrë me drunj gjetherënës, dhe janë mbjellë edhe 1.000 fidane të mëdha. 

- Në Parkun e natyrës "Gazi Babë" është pyllëzuar më shumë se 1,5 hekatrë me drunj gjetherënës, dhe janë mbjellë edhe 1.000 fidane të mëdha. 

- Në ditën e parë të pranverës vitin e kaluar Qyteti i Shkupit në sipërfaqet publike ka mbjellë gjithsej  10.000 trëndafila të bardhë në të gjitha komunat e Shkupit.

 

Rreth premtimit të Mirçevskit për të ndërtuar strukturë çikliste, duam ta rikujtojmë opinionin publik se për momentin në territorin e Shkupit është duke u realizuar projekti i madh për ndërtimin dhe rindërtimin e shtigjeve për biçikleta në 50 vietet e fundit. Shkupi qytet i çiklizmit 2014-2017" Me këtë projekt, qytet do të formohen katër rrugët kryesore çiklizmit që do të shtrihen në drejtimin lindje - perëndim dhe 7 rrugë do të shtrihen në drejtimin veri - jug, ose do të rindërtohen  shtigjet ekzistuese dhe do të ndërtohen shtigje të reja çiklizmit me gjatësi totale prej 51 kilometër.