DITËT E FUNDIT TË PROJEKTIT “RITMI VEROR I SHKUPIT” 20.10.2016

Projekti "Ritmi veror i Shkupit"  këtë javë do të realizohet me përmbajtje të pasur kulturore-muzikore me numër të madh të pjesëmarrësve dhe ngjarjeve në sheshet qendrore, që filloi  dje /22 Shtator, e enjte / në sheshin Maqedonia me parqitjen e grupit  ”Nesho au-bau” nga Shkupi.

Në Sheshin VMRO performancë muzikore pati edhe grupi "Stand by" të njohur për publikun maqedonas.

Për sot /23 shtator, e premte/ programi është më e larmishëm, dedikuar për publikun më të gjërë dhe përbëhet nga muzika klasike, pop dhe rok.

Në Sheshin VMRO, për sonte në mbrëmje është paraparë program për më të rinjtë. Në 18:30 do të performojë ansambli “Vapcarovi” nga Shkupi, dhe pak më vonë në 18:30  bendi Plejd Pluto. Në 20:30 është paraparë performancë e grupit "Eye Cue". Ata janë pop/ rok bend, dhe shpesh janë të pranishëm në festivalet nëpër Maqedoni. Grupi pas vetes ka edhe albumin e vet debutues, por edhe shumë i njohur me shumë hite. Grupi është i përbërë nga tre artistë të mrekullueshëm Bojan Trajkovski (vokal dhe kitarë), Ivo Mitrevski (bateri) dhe Marija Ivanovska (vokal).

Në Sheshin Nënë Tereza  për sot në mbrëmje është paraparë program i muzikës klasike. Në 19:30 do të shfaqen duo Mitev dhe Jovanov, dhe më pas në ora 21 në skenë do të  paraqitet Duo Dolçe, të cilët do të ekzekutojnë përpunime klasike të evergrinit, pop dhe rok në version instrumental. Duo Dolçen e përbëjnë, Olgica Zdravkovska (violinë) dhe Nasko Xhorlev (kitarë).

Të shtunën / 24 shtator /, programi ka paraparë rok muzikë në sheshin Maqedonia në ora 20  me Mila dhe Çil Plej, të njohur për publikun me shfaqjet e tyre të rregullta, dhe këngën e tyre të parë „I am in love“.

Në Sheshin “Bogorodica”  në ora 20 do të performojë  ansambli “Vapcarovi”. Në veçanti  programin do ta freskojë pjesëmarrja e Teatrit Komedija me shfaqjen "Stjuardeset” në sheshin Nënë Tereza në ora 20. E gjithë ngjarja zhvillohet rreth një arkitekti- plajboj, i cili ka gjetur formulën për jetë të përsosur. Gjegjësisht, koncepti i tij nis nga ideja që të ketë tre stjuardeze nga aviokompani  të ndryshme, që të lejojnë të udhëtosh dhe çdo ditë të kesh të fejuara të të ndryshme.

Projekti "Ritmi veror i Shkupit" është mbështetur nga Qyteti i Shkupit dhe e realizon IP Qendra e kongresit "Aleksandri i Maqedonisë".