Takimi i parë i kryeqyteteve të VENDEVE TË EVROPËS QENDRORE DHE LINDORE DHE KINës 20.10.2016

Kryetari i Qytetit tëShkupit, Koce Trajanovski, sot /27.09.201/ mori pjesë dhe mbajti  fjalim në takimin e parë të kryeqyteteve të vendeve të Evropës qendrore dhe lindore dhe Kinës (16 + 1) në Sofje, Bullgari.

-Dua të ju falënderoj për ftesën dhe për mundësinë që edhe unë të jem pjesëmarrës në këtë takim të parë të kryeqyteteve të vendeve të Evropës qendrore dhe lindore dhe Kinës. Në suaza të panelit të tretë i fokusuar në transportin, do të doja të ju njoftoj  me atë që unë si kryetar i Shkupit jam i përkushtuar dhe të Ju informojë për projektet prioritare të transportit ku intensivisht punoj gjatë mandatit tim. Në mandatin tim të mëparshëm dhe të tanishëm së bashku me ekipin tim në mënyrë aktive kemi punuar për zgjerimin, rindërtimin dhe ndërtimin e shesheve, bulevardeve, rrugëve, rrethrrotullimeve, parkingjeve,garazheve në kate dhe në infrastrukturën komunale.

Është rinovuar 90 për qind e parkut vozitës të ndërmarrjes të transportit publik "Shkup" dhe është blerë mekanizmi më modern për ndërmarrjet e tjera të qytetit. Është sjellë sistemi "smart ticketing " në autobusët e transportit publik dhe sistemiAVL (lokacioni automatik i autobusëve gjatë lëvizjes së tyre). Shkupi në vitin 2014 ka vendosur sistemin modern  QMKK në 90% të kryqëzimeve në qytet (Qendra për menaxhim dhe kontroll të trafikut), për mbledhjen e të dhënave të trafikut në kohë reale, menaxhim me sistemin e semaforëve, kontroll vizuale te trafikut, duke i dhënë përparësi mjeteve të transportit publik dhe duke i informuar shoferët. Formimi i kësaj qendre është pjesë e projektit për  menaxhim të automatizuar të trafikut në Shkup, që ka filluar të zbatohet në fillim të këtij viti dhe është financuar me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 2.6 milion euro dhe grantin e UE Programi FP7 për hulumtim dhe zhvillim në kuadër të projektit Civitas Renesansa (CIVITAS RENAISSANCE), në vlerë prej rreth 220,000 euro- tha sot në prezantimin e tij kryetari Trajanovski.

Qyteti i Shkupit në vitet e fundit ka punuar intenzivisht edhe në fushën e electromobilitetit, efikasitetin e energjisë, krijimin e një sistemi për huazimin e makinave dhe biçikletave elektrike  si dhe projektin "Shkupi qytet i çiklizmit  2017", me të cilin planifikohet të që i tërë  Shkupi të lidhet me shtigje të çiklizmit.

Projekti 16 + 1 realizohet me nismën e Qeverisë së R.P të Kinës që ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin midis Kinës dhe gjashtëmbëdhjetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, dhe Maqedonia.

Në takimin, i cili ka për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e transportit dhe logjistikës, bujqësisë dhe turizmit, morën pjesë kryetarët dhe zëvendës kryetarët  e kryeqyteteve të vendeve të Evropës qendrore dhe lindore.