FILLON “VINO SKOP 2016” 20.10.2016

Në konferencën e sotshme për media kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe organizatori i festivalit "Temov", e paralajmëruan festivalin e dhjetë të verës "VINO SKOP 2016”, i cili do të mbahet sot /28.09.2016/ deri më 2 tetor në sheshin "Nënë Tereza" në platonë para operës dhe baletit të Maqedonisë.

- Prej sot /28 Shtator/ deri më 2 Tetor 2016, në këtë shesh të mrekullueshëm "Nënë Tereza" do të mbahet festifali më i njohur i verës Vino Skop 2016. Gjatë pesë ditëve të  festivalit, vizitorët mund të shijojnë verë nga dhjetë bodrumet më të mira të verës si dhe kokteje të verës –sangrija dhe mohito. Përveç verërave, do të mund të shijohen edhe ushqime të shijshme maqedonase: djathëra dhe produkte mishit. Gjithashtu, vizitorët do të kenë mundësi të kënaqen me program të pasur muzikor me shfaqje të yjeve të njohura nga vendi dhe të huaj. Për realizimin e këtij festivali Qyteti i Shkupit nga buxheti ka ndarë 700.000 denarë, dhe tradicionalisht e organizon "Temov". Shpresojmë se këtë vit në lokacionin e ri do të ketë më shumë vizitorë se vitin e kaluar dhe u bëj thirrje qytetarëve  të vijnë dhe të bëhen pjesë e rrëfimit vjeshtor  -Vino Skop  2016 – theksoi në  konferencën për media kryetari Trajanovski.

Vino Skop 2016 ësht edicion jubilar i njërit prej festivaleve më të vizituara dhe më të bukura dhe do të mbahet në sheshin "Nënë Tereza", ku ka hapësirë të madhe me kapacitet për më shumë vizitorë, dhe më shumë vende për parkim në afërsi të sheshit, tha Fimka Shopova nga organizata "Temov".

Darko Maslarkovski, nga organizata "Temov", tha se me qëllim që të jetë sa më argëtues ky festival, sivjet do të kemi xhez, bluz, folk, rok, pop, tango, muzikë irlandeze, muzikë etno, ndërsa do të ekzekutojnë: Mile Kuzmanovski, Jakov Drenkovski, Efto Pupinoski, Vlado Janevski, Amadeus Band, Kuku Lele, Risto Samardxhiev, Ivan Gavriloviç, Xhafer, Çil Plej, Ortodoks Kelts, Lili Çili dhe shumë të tjerë.

Hyrja në festival si çdo vit është falas dhe do të jetë i hapur për vizitorët nga ora 12:00 dhe do të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Këtë vit në lokacion të ri, afër lumit Vardar do të mbahet rrëfimi më i preferuar vjeshtor, ndërkaq në afërsi të sheshit "Nënë Tereza" ka disa parkingje ku mund të parkohen ata që vijnë me automobila, por sigurisht rekomandojmë që të gjithë që planifikojnë të konsumojnë alkool të mos vozisn, por të përdorin transportin publik ose taksi.