GJATË FUNDJAVËS REGJIM I PËRKOHSHËM NË BULEVARDIN BORIS TRAJKOVSKI 20.10.2016

Qyteti i Shkupit i informon të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, se gjatë fundjavës /e shtunë  01.10 dhe e dielë 02.10/ do të kryhen gërmime për vendosjen e instalacioneve në bulevardin Boris Trajkovski.

Të shtunën /01.10/ do të gropohet para hyrjes në restorantin Gradina dhe para hyrjes te fabrika Biljana. Të dielën/ 02.10/, gërmime do të kryhen te hyrja prej sallonit për mobilje Kristina Damp dhe para hyrjes te Alumili. 

Ju informojmë se gjatë kryerjes së gërmimeve bulevardi nuk do të jetë tërësisht i mbyllur për komunikacion, por i njëjti do të zhvillohet me faza, gjegjësisht do të jetë e kalueshme në secilën kohë njëra korsi e bulevardit dhe trafiku do të rregullohet me flamuj. Gërmimet do të kryhen prej në ora 07.00 deri më  16.00.

Luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik ta respektojnë regjimin e përkohshëm të trafikut në këtë rrugë dhe shpejtësinë e vozitjes ta përshtasin me kushtet e rrugës.