VALLE PA KUFI 2016 20.10.2016

IP Qendra Kulturore e Fëmijëve "Karposh" - Shkup, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe këtë vit për herë të njezetepestë e organizon dhe realizon Festivalin ndërkombëtar folklorik të ëmijëve "Valle pa kufij" 2016, që sivjetë do të mbahet nga data 29.09 deri më 02 tetor 2016, ku do të marrin pjesë  ansamble folklorike të fëmijëve nga jashtë dhe nga Maqedonia.

QKF "Karposh" do të jetë nikoqir i festivalit ku do të marrin pjesë ansamblet folklorike të fëmijëve nga Rusia, Ukraina, Serbia, si dhe ansamble të vendit tone, si: Studio folklorike "Bllazhevski"  SHKA "Orce Nikolov" SHKA “Etnos" , "Ilinden" – Manastir , SHKA "Maqedonia" dhe grupi folklorik pranë QKR-së.

Sot (e premte), në ora 18.30 në platonë para përmendores të Goce Delçevit në Parkun e qytetit solemnisht do të hapet festivali "Valle pa kufi" 2016, ndërsa më 01.10.2016 (e  shtunë) në ora 18:00, në të njëjtin vend do të mbyllet festivali me shfaqje nga mysafirët dhe ansamblet folklorike të vendit tonë.