“NDRIÇIMI RRUGOR-NJOHURITË E FITUARA DHE REZULTATET” 20.10.2016

Qyteti i Shkupit dhe Partneri rajonal -Qendra për efikasitetin energjetik të Maqedonisë, organizojnë konferencë në temën "Ndriçimi rrugor -njohuritë e fituara dhe rezultatet"

Konferenca do të mbahet më 4 tetor 2016 në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Kjo konferencë në fakt  paraqet konferencën e dytë në kuadër të projektit "Marrëveshje për garantimin e karakteristikave energjetike në ndriçimin rrugor" (Streetlight-EPC) - financuar nga programi Energjia  Inteligjente- Evropa (Intelligent Energy Europe).

Në konferencë janë të ftuar të gjithë kryetarët nga të gjitha 80 komunat në Maqedoni, institucionet financiare dhe kompanitë private që prodhojnë, importojnë dhe distribuojnë pajisje dhe drita për ndriçimin rrugor dhe kryejnë mirëmbajtjen e të njëjtës.

Qëllimi i konferencës është që të prezantohen njohuritë e fituara dhe rezultatet e arritura në periudhën e kaluar,  duke u bazuar në hulumtimet e bëra për krijimin e tregut në Republikën e Maqedonisë, dhe për të nxitur marrëveshje për garantimin e karakteristikave energjetike gjatë riparimit të sistemit të ndriçimit rrugor dhe ndriçimit të objekteve publike në mes të komunave dhe kompanive private.

Konferenca është organizuar nga shoqata MACEF dhe Qyteti i Shkupit si partnerë në projektin "DGEK – ndriçimi rrugor" (Streetlight-EPC).