![](/media/3418/grbn.jpg)
LAJMËRIM PËR PËRDORUESIT E HAPËSIRËS PUBLIKE PËR KRYERJEN E VEPRIMTARISË JASHTË OBJEKTIT AFARIST 20.10.2016
Njoftohen të gjithë përdoruesit e hapësirës publike për kryerjen e veprimtarisë jashtë objektit afarist se sezoni dimëror për kryerjen punëve jashtë hapësirës së biznesit dhe vendosjen e pajisjeve urbane, fillon nga 01.11.2016 e deri më 30.03.2017.
Përdoruesit e interesuar të hapësirave publike për marrjen e lejes për kryerje të veprimtarisë jashtë hapësirës së biznesit dhe miratimit për ngritjen e pajisjeve urbane gjatë sezonit dimëror 2016-2017, kërkesat duhet t`i dorëzojnë në arkivin e Qytetit të Shkupit më së voni deri më 31.10.2016.
Pas mbarimit të kësaj periudhe Kërkesat nuk do të pranohen.
Pas kompletimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të dëshmive për përmbushjen e obligimeve ndaj Qytetit dhe Komunave, Qyteti i Shkupit është i obliguar që brenda 5 ditëve të punës të lëshojë Miratimin për kryerjen e aktiviteteve jashtë objekteve dhe Miratimin për vendosjen e pajisjeve urbane në pajtim me Vendimin për përcaktimin e standardeve për vendosjen e objekteve të përkohshme dhe pajisje urbane në territorin e qytetit të Shkupit (Gazeta zyrtare e Qytetit të Shkupit Nr. /10, 3/11, 18/11, 11/14 и 16/15 ) si dhe Vendimin për përcaktimin e nevojës për vendosjen e pajisjeve urbane dhe për kushtet, mënyrën dhe procedurën e dhënies së miratimit për vendosjen e pajisjeve (gazeta zyrtare e Qytetit të Shkupit nr.3 / 10 dhe 16/15).
Kërkesën për dhënien e Miratimit për kryerjen e aktiviteteve jashtë objekteve afariste dhe miratimit për vendosjen e pajisjeve urbane mund ta gjeni në ueb portalin e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk apo në arkivën Qyteit të Shkupit, baraka numër 16.
Përdoruesit e hapësirave publike të cilët posedojnë miratim nga sezoni dimëror 2015-2016, duhet ta dorëzojnë elaboratin e vjetër (origjinal), gjendjen e re për pronën, listën poseduese të pronës dhe lejen e shfrytëzimit për objektin afarist.
Për informacione plotësuese telefononi në 3297 209
- ВЕСТИ
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 05.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK