U MIRATUA PROGRAMI PËR SUBVENCIONIM E QYTETARËVE PËR BLERJEN E KOFTORËVE ME PELETA PËR VITIN 20.10.2016

 

Dje /06.10.2016  e enjte / Këshilli i Qytetit  e ka mbajtur seancën e shtatëdhjetëedy ku u miratuan shumë vendime dhe programe.

Në këtë seancë të Këshillit të Qytetit të Shkupit u mirtaua Programi për subvencionim të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit për blerjen e koftorëve me peleta për vitin 2016.

Në senacën e Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratuan këto vendime: Vendimi për miratim të Planit urbanistik për kuartin I 16, Shkup; Vendimi për bartjen e së drejtës së pronësisë mbi pajisjet, rekuizitat dhe veglat për personat me nevoja të posaçme, SHMET “Mihajllo Pupin”;  Vendimi për bartjen e së drejtës së pronësisë mbi pajisjet, rekuizitat dhe veglat për personat me nevoja të posaçme, SHMNQSH “Zdravko Cvetkovski”; Vendim për propozim të përfaqësuesit të Qytetit të Shkupit në Këshillin drejtues të IP për fëmijë – Kopshti i fëmijëve “Koço Racin” – Komuna Qendër – Shkup;Vendimi për shkarkim dhe emërim të anëtarëve të Këshillit drejtues të NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup;, Vendimi për shkarkim dhe emërim të anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës për kontrollim të punës materiale - financiare  të NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup;Vendimi për shkarkim dhe emërim të anëtarëve të Këshillit drejtues të NP “Higjiena komunale” – Shkup; Vendimi për shkarkim dhe emërim të anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës për kontrollim të punës materiale - financiare  të NP “Higjiena komunale” – Shkup;Vendim për shkarkim dhe emërim të anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës për kontrollim të punës materiale - financiare  të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup;Vendimi për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe komunës së Sarajit për pjesëmarrje financiare për shlyerjen e e obligimit për rrymë për ujlsjellësin në komunën e Sarajit - fshati Bukoviç;Vendimi për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe komunës së Sarajit për pjesëmarrje financiare për rikonstruimin e rrugës në Krushopek; Vendimi për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe komunës së Sarajit për pjesëmarrje financiare për sanimin e rrugëve lokale në Svillare dhe Kondovë; Vendimi për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe komunës së Aerodromot për pjesëmarrje financiare për rikonstruimin e rrugës Mite Bogoevski; si dhe u miratua Programi për ndryshim dhe plotësim të Programit për vendosje të pajisjeve urbane – pano reklamuese në territorin e qytetit të Shkupit për periudhën e viteve 2012 - 2027