PËRFUNDOI TURNIRI NDËRKOMBËTAR I SHKOLLAVE TË MESME “SHKUPI 2016” 21.10.2016

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanosvski dhe ambasadorja e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishiç, dje /28.09.2016/ në Qendrën sportive Boris Trajkovski ua ndanë shpërblimet më të mirëve në turneun ndërkombëtar të shkollave të mesme 'Shkupi 2016'.

Në turneun dyditor, që u mbajt në sallën e madhe dhe të vogël në arenën e Qendrës sportive Boris Trajkovski, morën pjesë ekipe të shkollave të mesme nga Zagrebi-, Kroaci, Podgorica- Mali i Zi, Sarajevë- Bosnje dhe Hercegovinë, Sofje- Bullgari dhe ekipe nga shkollat e mesme të Shkupit .

Ekipet e shkollave të mesme garuan në futsall të vogël, volejboll, hendboll dhe basketboll dhe i kanë arritur këto rezultate:

Në futsall (meshkuj) vendin e parë e fitoi ekipi nga Shkupi, vendin e dytë nga Zagrebi, dhe të tretë nxënësit nga Podgorica.

Në volejboll (femra) vendin e parë e fituan nxënësit nga Shkupi, të dytin nxënësit nga Sofja dhe vendin e tretë nga Zagrebi.

Në hendboll (femra) ekipi  më i mirë doli ekipi nga Shkupi, të dytët ishin nga  Zagrebi, dhe vendi i tretë i takoi ekipit nga Podgorica.

Në hendboll (meshkuj) vendin e pare e fitoi ekipi nga Shkupi, vendin e dytë ekipi nga Zagrebi, dhe vendin e tretë e fituan nxënësit nga Sarajeva.

Në basketball (femra) ekipi më i mirë ishte ekipi i Zagrebit ndërsa vendin e dytë e fitoi ekipi nga  Shkupi.

Në basketboll (meshkuj) vendin e pare e fitoi ekipi i nga Shkupi, vendin e dytë ekipi nga Zagrebi, dhe vendin e tretë ekipi nga Sarajeva.