150 MILIONË DENARË PËR INFRASTRUKTURËN E DËMTUAR NGA PËRMBYTJET E 6 GUSHTIT 20.10.2016

Vendimi për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunës së Gazi Babës për shkak të realizimit të qëllimit të përbashkët ndërtimi, rikonstruksioni dhe riparimi i rrugëve në vendbanime në Komunës Gazi Baba, është vendimi më i rëndësishëm që u miratua në seancën e 69-të të Këshilit të Qytetit të Shkupit, që u mbajt dje /24.08.2016, e mërkurë/.

Më këtë vendim Qyteti i Shkupit ndau 150 milion denarë për sanimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore dhe të kanalizimit në Gazi Babë, e cila ishte dëmtuar gjatë përmbytjeve shkatërruese që ndodhën më 6 gusht.

Përveç kësaj pike, Këshilli i Qytetit të Shkupit i miratoi edhe këtë Vendime: Vendimin për pranimin e donacionit nga Qendra për hulumtimin dhe informimin për ambientin jetësor Eko-svest; Vendimin për dhënien donacion 15 shtylla metalike me konzola Komunës Kisela Voda; Vendimin për pranimin dhe dhënien e derivateve të naftës NQP “Shkup“-Shkup; Vendimin për realizimin e puseve nëntokësore me sisteme linjash të cilat janë në funksion të puseve; Vendimin për dhënien pëlqim për për çlirimin e shfrytëzuesve nga pagimi i kompensimit për shërbimin e kryer mbledhja dhe transportimi i mbetjeve komunale; Vendimin për dhënien pëlqim për Vendimin për çlirimin nga pagimi i kompensimit për shfrytëzimin e shërbimeve të NP “Ujësjellës dhe kanalizime” – Shkup, të përfituesve nga rajonet e goditura nga përmbytjet për muajt 8, 9, 10.2016; Vendimin për dhënien pëlqim për Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit investues të NP “Ujësjellës dhe kanalizime “-Shkup për vitin 2016; Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për ndryshimin e Programit për investime në vitin 2016 të NP “Higjiena komunale”-Shkup; Vendimin për dhënien pëlqim për Vendimin për këmbimin e pronës së paluajtshme ndërmjet NP “Higjiena komunale”-Shkup, dhe Shoqërisë për prodhim dhe qarkullim me goma dhe prodhime gomash “Unitajars Stil Impeks“ SHPKTHPV, Shkup; Vendimin për dhënien pëlqim për Raportin vjetor për punën e Qendrës për zhvillimin e Regjionit planifikues të Shkupit për vitin 2015;  Vendimin për dhënien pëlqim për Raportin vjetor për realizimin e Programit për zhvillimin e Regjionit planifikues të Shkupit për vitin 2015; Vendim për emërimin e përfaqësuesve të Qytetit të Shkupit në Këshillin shkollor të SHMQSH Saraj – Shkup.

Përveç këtyre vendimeve në senacën e djeshme Këshilli i Qytetit të Shkupit e miratoi edhe Programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për rregullimin e truallit ndërtimor në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2016, si dhe e miratoi Raportin për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2016 për periudhën 01.01. – 30.06.2016;