
KËTË VIT 22.3 MILION DENARË PËR RINOVIMIN E SHKOLLAVE TË MESME TË QYTETIT 20.10.2016
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /11.07.2016/ e vizitoi shkollën mesme të Qytetit të Shkupit "Georgi Dimitrov", ku tani gjatë pushimeve të verës po kryhet rinovimi i fasadës së objektit shkolor.
- Qyteti i Shkupit këtë vit, gjatë pushimeve të verës, në mënyrë që të përmirësohen kushtet për mësim të nxënësve, bën rikonstruimin e objekteve të shkollave të mesme që janë nën kompetenca të Qytetit. Këtë verë punime po realizohen në 16 shkolla të mesme, ndërkaq Qyteti i Shkupit për këtë projekt nga buxheti i tij ka ndarë 22,326,063 denarë. Në shkollën e mesme "Georgi Dimitrov" po bëhet riparimi i fasadës të objektit shkollor, gjegjësisht po bëhet përpunimi i i mureve të fasadës me izolim termik me stiropor me trashësi 10 centimetra, mbi të cilën pastaj vendoset malter i fasadës dekorative. Sipërfaqja e përgjithshme e fasadës së shkollës është 2,032 metra katror. Me rikonstruksionin e fasadës së shkollës së mesme "Georgi Dimitrov" do të përmirësohen karakteristikat energjetike të objektit. Për këtë projekt, Qyteti i Shkupit nga buxheti ka ndarë rreth 5 milion denarë. Gjatë viteve të kaluara në këtë shkollë të mesme u zëvendësua kulmi i shkollës me kulm të ri, dyshemetë në klasa, dritaret, dhe gjithashtu u bë gazifikimi i objektit. Në vitet e fundit, nga viti 2009 deri në vitin 2015, Qyteti i Shkupit për rikonstruimin dhe sanimin e shkollave të mesme nga buxheti ka ndarë rreth 230 milionë, dhe në këtë mënyrë i kemi përmirësuar kushtet për punë dhe mësim për nxënësit dhe mësimdhënësit - tha kryetari Trajanovski
Sipas planit për punë gjatë pushimeve të verës në shkollën e mesme "Nikolla Karev" riparohet dyshemeja në sallën e fiskullturës; në shkollën e mesme "Rade Jovçevski Korçagin" gjitahshto do të riparohet dyshemeja në sallën e fiskullturës; në shkollën e mesme "Josip Tito Broz do të zëvendësohen dyert dhe dritaret; në shkollën e mesme "Orce Nikolov", punohet në rinovimin e toaleteve; në shkollën e mesme "Vasil Antevski Dren", punohet në riparimin e dritareve; në shkollën e mesme "Maria Sklodovska Kiri" po bëhet rikonstruimi i dyshemesë të shkollës; në shkollën e mesme "Dimitar Vllahov" po bëhet rindërtimi i terrenit sportiv; në SHMQSH "Vëllezerit Milladinovci” po punohet në rindërtimin e oborrit shkollor; në SHMQSH "Boro Petrushevski" zëvendësohet kulmi i vjetër me të ri; në shkollën e mesme "Zef Lush Marku" po bëhet sanimi i kulmit; në shkollën e mesme "Cvetan Dimov" po
rinovohen toaletet; dhe në shkollën e mesme "Arseni Jovkov", në "8 shtatori", në SHMSHQ "Zdravko Cvetkovski" dhe në SHMSHQ “Lazar Tanev" po bëhet rikonstruimi i dyshemeve në këto shkolla.
Punimet ndërtimore për rikonstruimin e objekteve dhe të sallave sportive të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, do të kontribuojnë në përmbushjen e standardeve për efikasitetin e energjisë dhe dukshëm do ta përmirësojnë funksionalitetin dhe pamjen e objekteve shkollore.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK