U LËSHUA NË PËRDORIM RRUGA E RINDËRTUAR NUMËR 5 NË SARAJ 20.10.2016

     

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva dhe drejtori i NP"Rrugë dhe rrugica", Sinisha Ivanovski, sot /06.07.2016, e mërkurë/ solemnisht e lëshuan në përdorim rrugën e rindërtuar numër 5 në Saraj.

- Rikonstruimi i kësaj rruge ka qenë prioritet i lartë për shkak se është një nga rrugët më të frekuentuara në Saraj, rrugë në të cilën ndodhen shumë institucione, si shkolla fillore dhe kopshti për fëmijë. Kjo rrugë ishte shumë e dëmtuar dhe në disa vende e gërmuar pas vendosjes të kanalizimit fekal. Tani, me këtë ndërhyrje rruga numër 5 është riparuar në  gjatësi prej 600 metra dhe gjerësi prej 5 metra, në sipërfaqe të përgjithshme prej 3.000 metra katrorë. Gjatë punimeve ndërtimore  shtresa e vjetër dhe e dëmtuar e asfaltit në këtë rrugë është hequr, është vendosur shtresë e tamponit dhe shtresë e re e asfaltit, tha kryetari Trajanovski.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Murati tha se ky është një projekt tjetër i cili është realizuar në teritorrin e Komunës së Sarajit dhe është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes  Qytetit dhe Komunës. Ai theksoi se si rezultat i këtij bashkëpunimi në fillim të këtij viti u riparua edhe rruga kryesore në Shishovë, duke shtuar se shpreson se do të vazhdojë  realizimi i projekteve të përbashkëta infrastrukturore që do të përmirësojnë jetesën e banorëve.

Për rindërtimin e rrugës numër  5 në Saraj, Qyteti i Shkupit ka ndarë rreth 3 milion denarë.

Rindërtimi i rrugës 5 do të kontribuojë për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët në këtë pjesë të komunës së Sarajit dhe në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.