FILLOI TAMPONIMI I RRUGËVE NË RAJONET E GODITURA NGA MOTI I KEQ 20.10.2016

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, drejtor i NP "Rrugë dhe rrugica", Sinisha Ivanovski, sot /22.08.2016  e hënë / i mbikqyrën aktivitetet në terren në lagjen Singjeliç, ku në shumë lokacione po bëhet tamponimi i rrugëve të dëmtuara nga vërshimet e mëdha që kapluan  Shkupin dhe  rajonin  e Shkupit më 6 gusht.

- Këtu jemi në vendbanimin Singjeliç, më saktë në rajonet e 6 dhe 7, ku po bëhet tamponimi i rrugve të cilat u dëmtuan pas vërshimeve. Në ditët e ardhshme do të punohet në rregullimin  e rrugëve dhe tamponimin e tyre, me qëllim që të njëjtat të riparohen dhe të jenë në gjendje të kalueshme. Në kuadër të strategjisë të shtabit të krizave, Singjeliçi u nda në 14 rajone dhe kishte 28 koordinatorë, të cilët ndihmuan për të koordinuar aktivitetet në terren për tejkalimin e pasojave që u shkkatuan nga vërshimet dhe moti i  keq. Me përpjekje të mëdha dhe organizim të shkëlqyer në Singjeliç tani më janë pastruar të gjitha rrugët, mbeturinat janë pastruar në masë të madhe dhe plotësisht është pastruar deponia e përkohshme që ishte vendosur në oborrin e shkollës fillore. Për shkak të fillimit të vitit shkollor, ky lokacion më nuk do të përdoret dhe nëse ka nevojë për transportimin e mbeturinave dhe mbetjeve ndërtimore, kjo mund të bëhet në afërsi të deponisë tek kryqëzimi në Stajkovci, ku më pas do të transportohet në deponinë Drislla - tha kryetari Trajanovski.

Kryetari Trajanovski iu falënderua 28 koordinatorëve në Singjeliç të cilët kishin rol të madh në përballjen me situatën e krijuar dhe kthimin e situatës në normalitet. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve për durim gjatë sanimit të rrugëve, dhe shtoi se të njëjtat rrugë do të tamponohen në nevojat prioritare dhe të gjitha rrugët do të përfshihen në këtë aksion.