KRYETARI TRAJANOVSKI E VIZITOI SHKOLLËN E MESME “GEORGI DIMITROV“ 20.10.2016

 

Kryetari i Qytetit i Shkupit, Koce Trajanovski, sot /01.09.2016/ e vizitoi shkollën e mesme "Georgi Dimitrov" dhe nxënësve u dëshiroi sukses në përvetësimin e njohurive  të reja në vitin e ri shkollor 2016/2017.

- Në fillim të vitit të ri shkollor dëshiroj t’u uroj fillim të lumtur nxënësve të cilët janë  regjistruar në vitin e parë, dhe nxënësit e tjerë i porosis të mësojnë me zell që më lehtë t’i zotërojnë njohuritë dhe shkathtësitë e reja. Në vitin 2016/2017 në shkollën e mesme "Georgi Dimitrov" në vitin e parë janë regjistruar gjithsej 310 nxënës në 11 paralele, nga të cilët në arsimin e përgjithshëm-gjimnaz janë regjistruar 238 nxënës në 7 klasa, ndërkaq në arsimin profesional 72 nxënës në 4 klasa. Mësimin e ndjekin gjithsej 1,263 nxënës. Në të gjitha 23 shkollat ​​e mesme të Qytetit të Shkupit, në vitin shkollor 2016/2017, në vitin e parë gjithsej janë regjistruar 4.518 nxënës

- Qyteti i Shkupt gjatë 7 viteve të fundit ka punuar shumë dhe ka investuar me qëllim  për të përmirësuar kushtet për punë dhe mësim në shkollat e mesme që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit. Dhe gjatë këtij pushimi veror ekipet e Qytetit të Shkupit kanë kryer punime ndërtimore në 16 shkolla të mesme. Në disa shkolla janë rikonstruktuar fasadat, në disa sanitaritë dhe dyshemetë, dhe në disa shkolla janë rinovuar sallat e fiskullturës. Qyteti i Shkupit për realizimin e këtij projekti nga buxheti ka ndarë 22,326,063 denarë - tha sot kryetari Trajanovski.

Në shkollën e mesme "Georgi Dimitrov", deri tani është bërë rinovimi i plotë i dyerve dhe dritareve, i kulmit dhe fasadës, duke u bërë kështu shkolla e vetme e mesme me efikasitet të plotë energjetik, dhe kursimi i energjisë është ulur me mbi 40%. Dua të theksoj se për rinovimin e ndërtesave shkollore dhe sallave sportive nga viti 2010 deri në vitin 2015, Qyteti i Shkupit ka shpenzuar rreth 227 milionë denarë - tha kryetari Koce Trajanovski.

 

Gjatë pushimeve verore janë kryer punime ndërtimore në këto shkolla të mesme të Qytetit të Shkupit:

- Në SHMQSH "Cvetan Dimov" janë rinovuar toaletet dhe janë sanuar defektet e  kanalizimit fekal;

- Në SHMQSH „Nikolla Karev“  është rikonstruktuar salla e fiskulturës ;

- Në SHMQSH „Rade Jovçevski-Korçagin“ është rinovuar dyshemeja në sallën e fiskulturës;

- Në SHMQSH „Јosip Broz Tito“  janë rinovuar dyert dhe dritaret;

- Në SHMQSH „Оrce Nikolov“ janë rinovaur toaletet;

- Në SHMQSH „Vasil Antevski Dren“ janë rinovuar dritaret;

- Në SHMQSH „Маrija Kiri Sklodovska“ janë  rinovuar dyshemetë e klasave të shkollës ;

- Në SHMQSH „Dimitar Vllahov“ është rikonstruktuar terren sportiv;

- Në SHMQSH „Vëllezërit Miladinov“ është rikonstruktuar oborri i shkollës;

 - Në SHMQSH „Zdravko Cvetkovski“ janë rikonstruktuar dyshemetë e shkollës;

- Në SHMQSH „Arseni Jovkov“ janë  rinovuar dyshemetë e klasave të shkollës ;

- Në SHMSHQ „Lazar Tanev“ janë rikonstruktuar dyshemetë e shkollës;

- Në SHMQSH „8 Shtatori“ janë  rinovuar dyshemetë e klasave të shkollës;

- Në SHMQSH „ Zef Lush Marku“  është sanuar kulmi i shkollës;

- Në SHMQSH „Cvetan Dimov“ janë rinovuar toaletet;

- Në SHMQSH „Boro Petrushevski” është zëvendësuar kulmi  vjetër me të ri në objektin ndihmës -punëtori;

- Në SHMQSH „Vlado Talevski“ janë rinovuar toaletet;

- Në SHMQSH „Mihajllo Pupin“ janë rinovuar toaletet.

 

Aktivitet ndërtimore për rinovimin e objekteve dhe sallat sportive të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, kontribuojnë në përmbushjen e standardeve për efikasitetin e energjisë dhe përmirësojnë funksionalitetin dhe pamjen e objekteve shkollore.