SHKOLLË E MESME E RE NË SARAJ 20.10.2016

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, Ministri i arsimit dhe shkencës, Pishtar Lutfiu, kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, dhe Bedri Gjureci, drejtor i shkollës së re të mesme "Saraj",  morën  pjesë sot në hapjen e objektit shkollor.

- Shkolla e re e mesme e cila është e para në Komunën e Sarajit do të sigurojë arsim cilësor për nxënësit e kësaj komunë. Qyteti i Shkupit, së bashku me Ministrinë e arsimit dhe shkencës e plotësuan kërkesën e banorëve të kësaj komune dhe e hapën shkollën në të cilën nxënësit mund të ndjekin mësimin në më shumë profile arsimore - tha kryetari Trajanovski.

Shkolla e re e mesme ka sipërfaqe prej gjithsej 4.405 metra katrorë, ku mësimi do të zhvillohet në 12 klasa, katër kabinete, një sale e madhe për fiskulturë, leximore dhe bibliotekë.