![](/media/3409/otvoranje20na20centar20za20inovacii20-20skopje20lab20-20naslovna.jpg)
U HAP QENDRA PËR INOVACIONE E QYTETIT TË SHKUPIT 13.11.2016
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, dhe Luiza Vinton, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Maqedoni zyrtarisht e hapën Qendrën për Inovacione të Qytetit të Shkupit - Shkup lab.
Qendra për inovacione është e vendosur në objektin në hyrje të të administratës së qytetit, në hapësirat e mëparshme të Qendrës qytetare.
- Me hapjen e Qendrës për Inovacione, Qyteti i Shkupit i vazhdon aktivitetet për përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me qytetarët, duke i dhënë mundësi publikut të merr pjesë në zhvillimin e shërbimeve të reja dhe zgjidhjet për Shkup më të mirë. Roli kyç i këtij laboratori është të punojë në kërkimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve të reja për sfidat me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Ky është vendi ku qytetarët, komuniteti i biznesit dhe sektori joqeveritar do të kenë shans të punojnë së bashku dhe të marin pjesë drejtpërdrejt në krijimin e politikave - tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
- Ideja e Qendrës është të tregojë se shërbimet publike që i ofron pushteti, qoftë në nivel kombëtar ose lokal, si në këtë rast, mund të përmirësohen me përfshirjen e publikut në krijimin dhe zbatimin e tyre. Qendra për inovacione e Qytetit të Shkupit do të jetë vend për dialog të hapur mes punonjësve të administrates së Qytetit dhe publikun e gjerë, me qëllim që të gjinden zgjidhje që i plotësojnë nevojat dhe dëshirat e qytetarëve, duke i respektuar në të njëjtën kohë kufizimet e buxhetit të Qytetit - tha Luiza Vinton, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së.
Dy pilot projektet e para në të cilat do të punojë Qendra për Inovacione janë ballafaqimi me ndotjen e ajrit dhe trajtimin e mbeturinave.
Përveç Qendrës për Inovacione të Qytetit të Shkupit, UNDP ndihmon në themelimin e Qendrave në Ermeni, Gruzi dhe Moldavi. Ky projekt rajonal është me vlerë 360,000 dollarë amerikan dhe mbështetet nga UNDP-ja dhe qeveritë e Sllovakisë dhe Turqisë.
- ВЕСТИ
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 05.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK