![](/media/3413/реконструкција20водовод20бул20србија20-10.jpg)
ËSHTË KRYER RIKONSTRUKTIM KOMPLEKS I RRJETIT TË UJËSJELLËSIT TEK RRETHRROTULLIMI I RI NË BULEVARDIN 8.11.2016
Ekipet e ndërmarrjes të “Ujësjellësit dhe kanalizimit” gjatë ditëve të fundit kanë riparuar dy tubacione të rrjetit të ujësjellësit (F 700 mm dhe F 400 mm) tek rrethrrotullimi i ri që po formohet në rrugën Hristo Tatarçev dhe në bulevardin e Serbia, prandaj pa ujë ngelën përdoruesit nga vendbanimet e Lisiçes se re dhe Aerodromit. Në inspektimin e punimeve ndërtiomre në këtë rrjet dje /17.09.2017/ ishte kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Në terren u krye gërmimi dhe u instaluan gypa të rinj të ujësjellësit dhe elemente tjera. Është ky një aktivitet ndërtimor shumë kompleks që nuk është kryer në Shkup në 20 vitet e fundit.
Ky rikonstruktim do të lehtësojë intervenimet eventuale të rrjetit të ujësjellësit, nëse për këtë paraqitet nevoja, dhe do të kontribuojë në furnizimin më cilësor me ujë në këtë pjesë të qytetit.
Pas përfundimit të intervenimit është normalizuar furnizimi me ujë në vendbanimet e Lisiës dhe Aerodromit. Qyteti i Shkupit u kërkon falje qytetarëve për vështirësitë me të cilat u ballafaquan për shkak të ndërprerjes së furnizimit me ujë dhe falënderohet për mirëkuptim.
- ВЕСТИ
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 05.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK