REAGIM 1.11.2016

Qyteti i Shkupit reagon ndaj informatave të pasakta që u botuan në disa media, kryesisht bazuar në deklaratën e dhënë nga anëtari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Dragi Davcevski, lidhur me financimin e ndërtimit të Rrotës Panoramike.

Të mërkurën /16.08.201 / Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti séancën e 82-të, ku miratoi vendimin për dhënien e subvencioneve për NTP "Shkup" - Shkup për vitin 2017, me të cilin jepen 210 milionë denarë subvencione për funksionimin e kësaj ndërmerrje publike.

Për këtë vendim, këshilltari Davcevski deklaroi në media se këto mjete ishin siguruar për financim për ndërtimin e Rrotës Panoramike.

Duam ta informojmë publikun se kjo informatë është e pasaktë dhe se këto mjete nuk kanë të bëjnë aspak me ndërtimin e këtij objekti. Qyteti i Shkupit çdo vit i jep subvencione NTP-Shkup për t’i mbuluar humbjet dhe Qyteti i Shkupit kurrë nuk e ka financuar rrotën panoramike.

Mjetet për NTP-Shkup janë të dedikuara për financimin e implementimit të  dy projekteve kapitale në transportin publik në Shkup, siç është pagesa  elektronike dhe instalimi i lokacionit automatik në të gjithë autobusët e transportit publik në Shkup.

Rikujtojmë se sistemi për pagesën elektronike ka filluar më 1 janar 2017 në autobusët e NTP –Shkup dhe në autobusët e transportuesve privatë, ku qytetarët i kanë zëvendësuar biletat e vjetra të letrës dhe biletat falas me kartelat e reja elektronike, të cilat mund të përdoren në autobusët e NTP-Shkup si dhe transportuesit privat, me çka  është unifikuar sistemi i transportit publik. Paralelisht me futjen e sistemit për pagesë elektronike,  në autobusët e transportit publik është vendos edhe sistemi për lokacionin automatik të automjeteve. Ky sistem mundëson që nga  qendra e kontrollit të monitorohen autobusët në kohë reale, të shihet se a respektohen oraret e përcaktuar për vozitje, si dhe mundësinë për korrigjime eventuale në kohë, duke reduktuar në këtë mënyrë kohën e pritjes në përputhje me zhvillimet momentale në trafik në rrugët e qytetit dhe për të patur pasqyrë reale për numrin e udhëtarëve sipas kategorive. Në stacionet e autobusëve janë instaluar 50 displejë  informativ përmes të cilëve udhëtarët informohen për kohën e mbërritjes së autobusëve dhe do të ketë në dispozicion edhe mjete tjera të komunikimit për informim.   

Qëllimi i futjes së pagesës elektronike të biletave dhe vendndodhjes automatike të automjeteve të transportit publik është rritja e cilësisë së shërbimeve të transportit, si dhe numri i udhëtarëve në autobusë. Sistemi automatik i vendndodhjes dhe sistemi elektronik i pagesës janë instaluar në 600 autobusë të transportit publik, prej të cilave 385 autobusë janë të NTP – Shkup, dhe 215 të transportuesve privatë. Për realizimin e këtij projekti, Qyteti i Shkupit dhe NTP-Shkup kanë ndarë rreth 3 milionë euro.