JANË RIPARUAR STACIONET E AUTOBUSËVE TEK FAKULTETI I NDËRTIMTARISË 1.11.2016

 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit këto ditë i kanë riparuar stacionet e autobusëve në bulevardin Aradhat partizane para fakultetit të Ndërtimtarisë dhe përballë tij.

Në stacionin e autobusit para Fakultetit të ndërtimtarisë është gërryer asfalti i vjetër dhe i dëmtuar në gjatësi prej 160 metra, është sanuar shtresa e poshtme tamponike është instaluar rrjeti polimer dhe është vendosur shtresë e re e asfaltit.

 

 

Në stacionin e autobusëve QT"Bunjakovec" përballë Fakultetit të ndërtimtarisë, është riparuar në gjatësinë e rrugës prej 160 metra. Është sanuar shtresa e poshtme tamponike, është instaluar rrjeti polimer dhe është vendosur shtresë e re e asfaltit.

Në riparimin e dy stacioneve të autobusësve në bulvardin Aradhat partizane, para Fakultetit të ndërtimtarisë dhe përballë tij, kanë punuar ekipet e kompanisë ndërtimore  "Bauer BG". Qyteti i Shkupit për këtë aktivitet ndërtimor ka investuar rreth 4 milion denarë.