FILLOI MANIFESTIMI “NGJYRAT E VITIT TË RI TË SHKUPIT” 29.12.2016

Qyteti i Shkupit edhe sivjet në kuadër të solemniteteve të Vitit të Ri dhe festave të Krishtlindjes e organizon manifestimin tradicional ”Ngjyrat e Vitit të Ri të Shkupit” me ç'rast i stimulon shkupjanët t'i stolisin shtëpitë e tyre dhe ambientet e punës dhe të kontribuojnë në zbukurimin e ambientit festiv të qytetit.  

Qytetarët e interesuar dhe subjektet juridike që dëshirojnë të marrin pjesë në manifestim, respektivisht të garojnë për stolisjen më të bukur dhe interesante, mund të paraqiten në numrin e telefonit 3297 265, prej në ora 9:00 deri 16:00, nga data 14 deri më 26 dhjetor 2016.

Fotografitë e objekteve të stolisura, së bashku me të dhënat për pronarët, numrin e telefonit dhe adresën , pjesëmarrësit mund t'i dërgojnë në adresën e Internetit mediumi@skopje.gov.mk ose në adresën: bulevardi Ilinden numër 82, me shenjën për manifestimin “Ngjyrat e Vitit të Ri të Shkupit”.

Qyteti i Shkupit edhe sivjetë tradicionalisht zgjedh:

1. Oborr më bukur i stolisur i shtëpisë individuale;

2. Terracë banese më bukur e stolisur;

3. Objekt hoteliere më bukur i stolisur:

4. Oborr më bukur i stolisur i shkollës së mesme.

Objektet e paraqitura do t'i vizitojë komisioni i jurisë i përbërë nga përfaqësuesit e mediumeve. 

Qyteti i Shkupit edhe sivjetë ka siguruar shpërblime prej 10. 000 denarë, që do t'u ndahen fituesve të parë nga të gjitha kategoritë, gjithashtu  EVN Maqedoni do t'i lirojë fituesit e pare të gjitha kategorive nga pagesa e llogarisë për energjinë elektrike për muajin dhjetor 2014. 

Shpërblimet, fituesve do t'ua dorëzojë Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, me përfaqësuesit e EVN Maqedoni, në fund të muajit dhjetor.