U SHPALLËN OBJEKTET MË TË MIRA HOTELIERIKE, PËR VITIN 2016 21.12.2016

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit tradicionalisht në bashkëpunim me Agjencinë "SWOT RESEARCH", e realizoi  projektin për zgjedhjen objektit më të mire hotelier në mesin e më të mirëve, ndërkaq sivjet për herë të parë u zgjodhën edhe tre kafeteritë më të mira në teritorrin e qytetit të Shkupit.

Ky projekt po realizohet për nëntë vite radhazi, ndërsa pllakatet për më të mirët, sot i ndau kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

- Është nder dhe kënaqësi për mua t’ju përshëndes dhe t’ju uroj mirëseardhje në zgjedhjen e nëntë të objektit më të mirë hotelierik, ngjarje kjo e organizuar tradicionalisht në Qytetin e Shkupit, si dhe zgjedhjen e kafeterisë më të mirë të cilat punojnë në territorin e qytetit të Shkupit, manifestim ky i cili për herë të parë këtë vit është organizuar nga Qyteti i Shkupit, Sektori për zhvillim ekonomik lokal, në bashkëpunim me agjencinë SWOT Research, agjenci e specializuar me njohuri ekspertësh dhe përvojë në analizën e cilësisë së shërbimit. Këto projekte burojnë nga Programi për financimin e projekteve për zhvillimin e zejtarisë, hotelierisë dhe tregtisë në qytetin e Shkupit për vitin 2016, dhe qëllimi i zbatimit të tyre është për të rritur ndërgjegjësimin tek hotelierët dhe qytetarët për rëndësinë e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve në veprimtarinë hotelierike, si dhe për të rritur nivelin e përgjithshëm të cilësisë dhe mjedisit të përgjithshëm në objektet hotelierike në qytetin e Shkupit. Blerësit e fshehtë të angazhuar nga SWOT Research bënë nga tre vizita të fshehta në 100 objekte hotelierike dhe 70 kafeteri të cilat sipas zgjedhjes të rastësishme kanë hyrë në garën për "Objekti hotelier më i miri në mesin e më të mirë 2016" dhe më pas ka vijuar përmbledhja e rezultateteve të cilat do të nxjerrin konkluzione dhe rekomandime për përmirësimin e shërbimit në të ardhmen sipas kriteriumeve primare: kontakti i parë me të punësuarit, higjiena në objekt, tualet, ambient, shërbimi i kamerierëve, shërbimi i përgjithshëm, kualiteti i ushqimit dhe kontakti përfundimtar me të punësuarit. Më gëzon fakti që këtë vit ka rritje në rezultatet si në restorantet ashtu edhe gjellëtoret, veçanërisht që restorantet kanë rezultatin më të lartë në krahasim me 8 vitet e mëparshme. Sipas vlerësimeve, tre restorantet më të mira, tri gjelltoret dhe tre kafeteritë më të mira do të marrin mirënjohje për cilësinë dhe prestigjin e tyre, tha kryetari Trajanovski.

Këtë vit tre restorantet më të mira janë zgjedhur: 1."Fish", 2. "Lyra" (Lajra) 3. "Ragusa", gjellëtoret më të mira janë zgjedhur: 1."Dukat", 2."Roe" dhe në vendin e tretë është  "Kancona" dhe në kategorinë e kafeterive më të mira u zgjodhën: 1."Skaj bar Rusia”, 2. "ABC kafe bar", dhe 3.”Badu Bar”.

Kristijana Ivanovska nga Agjencia SWOT Research që e ka kryer hulumtimin, tha se këtë vit gjatë hulumtimit i cili u zhvillua në periudhën nga 1 deri më 30 shtator për kafeteritë, dhe nga 1 deri më 31 tetor për restorantet dhe gjelltoret, janë përfshirë në hulumtim 50 restorante, 50 gjellëtore dhe 70 kafeteri në territorin e Shkupit. Janë realizuar 300 vizitanë restorante dhe gjellëtore, dhe 210 vizita në kafeteri, dmth çdo objekt është vizituar 3 herë.

Sipas hulumtimit nga gjithsej 100 objekte hotelierike, 16 gjellëtore kanë arritur rezultat më të lartë se 90% dhe 24 restorante, dhe këtë vit asnjë objekt hotelierik nuk ka shënuar rezultat më të ulët nën 50%.

Me këtë projekt janë përfshirë gjithsej 100 objekte hoteliere në territorin e Qytetit të Shkupit, nga të cilat 50 janë restorante dhe 50 gjellëtore, ku me 300 vizita janë vlerësuar sipas tetë kriteriumeve: kontakti i parë me të punësuarit, higjiena në objekt, tualet, ambient, shërbimi i kamerierëve, shërbimi i përgjithshëm, kualiteti i ushqimit dhe kontakti përfundimtar me të punësuarit. 

Kur është fjala për kafeteritë  rezultatet e hulumtimit janë me segment të mesëm, pra vetëm një kafeteri ka marrë rezultate të larta mbi 90%, por gëzon fakti as një kafeteri nuk ka shënuar rezultat të ulët, përkatësisht nën 50%.

Rezultatet nga hulumtimi publikisht u prezantuan para hotelierëve në formë të konkluzioneve dhe rekomandimeve për në të ardhmen.

Projekti zgjedhjen e Objektit më të mire hotelierik në mesin e më të mirëve buron nga Programi për financimin e projekteve për zhvillimin e zejtarisë, tregtisë dhe hotelerisë të Qytetit të Shkupi për vitin 2016.