NJË MILION FIDANË NË SHKUP 19.12.2016

 
     
 

 

 

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, së bashku me drejtorin e NP "Pyjet e Maqedonisë", Zharko Karaxhovski, përfaqësues të shoqatës  qytetare "Dita e drurit-mbille ardhmërinë tënde", kryetarët e komunave të Shkupit dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike të Shkupit, sot /29.11.2016, e martë/ në konferencën për media i shpalosën detajet e aksionit "Dita e drurit" e cila do të mbahet nesër /30.11.2016, e mërkurë/ në të gjithë vendin.

- Qyteti i Shkupit edhe këtë vit kyçet në aksionin tradicional Dita e drurit  në të cilën në territorin e qytetit të Shkupit do të mbillen mbi një milion fidanë. Eipet e Qytetit të Shkupit në pjesën urbane të qytetit do të mbjellin 256.000 fidanë, gjegjësisht do të mbillen fidanë përgjatë bulevardeve, në bregun e lumit Vardar, në oborret e institucioneve publike dhe në oborret e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit. Këto fidanë me cilësi të lartë janë të furnizuara nga NP "Pyjet e Maqedonisë". Në komunat tjera të Shkupit, në secilën komunë në lokacione të caktuara, do të mbillen  nga rreth 12.000, gjithashtu fidanë me cilësi të lartë të cilat janë të NP "Parqet dhe gjelbërimi". Një pjesë e fidanëve do tu jepen qytetarëve, respektivisht amvisërive. Qyteti i Shkupit e mbështet këtë aksion qytetar në mënyrë që të përmirësohen kushtet e jetesës në qytet dhe për të zvogëluar ndotjen e ajrit, tha në  konferencën për mediume  kryetari Trajanovski.

Drejtori i NP "Pyjet e Maqedonisë",Zharko Karaxhovski, theksoi se këtë vit do të mbillen gjithsej rreth 2,6 milion fidanë në 550 hektarë, dhe më së shumti fidanë do të mbillen në qytetet më të ndotura, si në Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kërçovë. Në territorin e Shkupit më së shumti do të mbillet në zonën rreth qarkores.

Përfaqësuesit  e shoqatës qytetare "Dita e drurit - mbille ardhmërinë tënde" u bënë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë aksion të 17-të  me radhë dhe të vijnë në lokacionet tashmë të njohura.