KRYETARI TRAJANOVSKI U TAKUA ME KRYETAREN E KOMUNËS TRBOVLJE, SLLOVENI 16.12.2016

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /17.11.2016, e premte / u takua me Jasna Gabriç, kryetare e komunës Trbovlje, Republika e Sllovenisë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm midis Maqedonisë dhe Sllovenisë, si dhe nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit në nivel lokal.

Kryetari Trajanovski theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer që Shkupi ka me Lubjanën, kryesisht pas binjakëzimit të dy qyteteve nga viti 2007, ndërkaq Gabric bashkëpunimin e shkëlqyer me komunën e binjakëzuar me Vallandovën.

Kryetarja Gabric është në vizitë në Maqedoni, ku mori pjesë në takimin e Komitetit të përbashkët konsultativ midis Republikës së Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian, të organizuar nga BNJVL dhe Ministrisë të pushtetit lokal.