NË ANIMAKSIN E GJASHTË DO TË SHFAQEN 50 FILMA TË ANIMUAR 15.12.2016

Edicioni i gjashtë i festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar Animaks Shkupi Fest, i cili fillon sot /01.12.2016t, e enjte/, do të shfaqen 50 filma të animuar në programin zyrtar, nga të cilat 8 janë të destinuar për fëmijët. Festivali Animaks nën moton "Për lart" do të mbahet nga data 1 deri më 4 dhjetor në Kinotekën e Maqedonisë.

 

Në katër ditët e festivalit  Animaks  Shkupi Fest do të shfaqen 42 filma të metrazhit të shkurtër dhe 8 filma për fëmijët në konkurrencën zyrtare. Filmat janë zgjedhur nga 1.527 animacione nga 85 vende të botës, ku më shumë janë animacione nga SHBA, Anglia dhe Franca, por ka filma edhe nga Gjermania, India, Irani, Spanja, Rusia, Brazili dhe vende të tjera.

 

Pjesa më e madhe e filmave të cilët luftojnë për tullën e artë janë bartës të shpërblimeve prestigjioze, fitues të festivaleve të filmit të kategorisë A.

 

Tradicionalisht, ditën e fundit të festivalit, më 4 dhjetor, do të jepen çmimet tulla e artë, argjend dhe bronztë, dhe për to do të vendos juria ndërkombëtare. Gjithashtu do të ndahet shpërblimi tulla e Artë për filmin e animuar më të mirë për fëmijë, ndërkaq për fituesin do të votojnë fëmijët në katër ditët e festivalit. Kryetari i Qytetit të Shkupit do të ndajë  pllakatën e veçantë Grand Pri të autorit Nikolas Brolt nga Kanada.

 

Gjatë festivalit do të mbahen 3 punëtori për animacion dhe një promovim libri.

 

Programi zyrtar i festivalit me projeksionet e filmave do të fillojë në ora 20. Biletat për shfaqjet e mbrëmjes kushtojnë 70 denarë. Projeksionet për fëmijët janë falas.

 

Animaks Shkupi Fest organizohet nga shtëpia e produksionit filmik Auriligment në bashkëpunim me shkollën e filmit nga Shkupi Tintiri-Minitiri, me mbështetjen e Agjencisë së filmit të Republikës së Maqedonisë dhe të Qytetit të Shkupit, dhe në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë.

 

Animaks Shkupi Fest është festivali i parë dhe i vetëm i filmit të animuar në Maqedoni. Qëllimi i festivalit është ngritja dhe ndërtimi i kulturës në drejtim të bërjes së filmave të animuar për të rriturit dhe fëmijët, duke paraqitur aspekte të ndryshme të jetës së përditshme.