FTESË PËR SENACËN E 74-TË TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 13.12.2016

Këshilli i Qytetit të Shkupit nesër më datë 13 dhjetor 2016 (e martë), me fillim në orën 13,00 e mban seancën e shtatëdhjetekatërtë.

Rendi i Ditës

 

-       Miratimi i procesverbaleve të seancës së shtatëdhjetetretë të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

 

1. Raport për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për periudhën nga 01.01. deri më 30.09.2016;

2. Propozim-Vendim për përcaktimin e vlerës së pikës për pagat e nëpunësve shtetërorë për vitin 2017;

3. Propozim-Vendim për ndarjen e mjeteve në të holla SOS – “Fshati i fëmijëve Maqedonia”, Shkup;

4. Propozim-Vendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të tabelave inter-aktive, fotokopjuesve multi-funksional dhe tabelave të bardha magnetike shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit;

5. Propozim-Vendim për sjelljen e Planit urbanistik për kuartin SSI 04, Shkup.

6. Propozim-Vendim për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës Kisela Voda për pjesëmarrje financiare në procedurën e shpronësimit të pronës së paluajtshme në Rrugën e re të projektuar Ivan Kozarov;

7. Propozim- për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunave në qytetin e Shkupit për riparimin e gropave të mëdha;

8. Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit për pjesëmarrje financiare për shlyerjen e obligimeve për energji elektrike në Komunën e Sarajit-Fshati Bukoviq;

9. Propozim-Vendim për çlirimin e investitorit nga pagimi i kompensimit për rregullimin e truallit ndërtimor për ndërtimin e objektit terren sportiv shumëqëllimor;

10. Propozim-Vendim për miratimin e mjeteve financiare për punësime në kohë të caktuar pune;

11. Propozim-Vendim për dhënien subvencion NP “Rrugë dhe rrugica“ – Shkup për vitin 2016, për blerjen e makinave;

12. Propozim-Vendim për dhënien subvencion NP “Rrugë dhe rrugica“ - Shkup për mbulimin e shpenzimeve operative për funksionimin e Qendrës për menaxhimin dhe kontrollin e komunikacionit (QMKK) për vitin 2017;

13. Propozim-Vendim për dhënien subvencion NP “Parkingu i qytetit” për vitin 2017 ;

14. Propozim-Vendim për dhënien subvencion NQP Shkup - Shkup për vitin 2017;

15. Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit;

16.  Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për Sistemin e integruar tarifor në transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit;

17. Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e vlerës së përkohshme të kompensimit për shërbimet e kryera në transportin e linjave të udhëtarëve, sipas kriterit për kilometër të kaluar;

18. Propozim-Vendim pranimin dhe dhënien e naftës “NQP” Shkup-Shkup;

19. Propozim-Vendim pranimin dhe dhënien e naftës “NQP” Shkup

20. Vendim për dhënien pëlqim për Rregulloren e punës së Qendrës operative të kontrollit pranë “NQP” Shkup.

21. Propozim-Vendim për pjesëmarrje financiare të Qytetit të Shkupit në realizimin e Projektit: „Realizimi i ndriçimit elektrik në shpellën Vrelo-Matka”;

22. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Listës së çmimeve për mirëmbajtjen dhe ndërtimin rrugëve magjistrale dhe mbledhëse, mirëmbajtjen e sinjalizimit horizontal, vertikal dhe ndriçues, shërbimin e automjeteve, mekanizimin ndërtimor dhe krahun e punës, mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse në kushte dimërore në territorin e qytetit të Shkupit dhe mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar dhe kanaleve në territorin e qytetit të Shkupit;

23. Propozim–Plani zhvillues për ngritjen dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit për nevoja publike në territorin e Qytetit të Shkupit për periudhën 2017-2019 ;

24. Propozim – Plani zhvillues për mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar, degëve të tij dhe kanaleve të hapura në territorin e Qytetit të Shkupit për periudhën 2017-2019  ;

25. Propozim–Plani zhvillues për transportin publik të udhëtarëve në territorin e qytetit të Shkupit për periudhën 2017-2019;

26. Propozim–Plani zhvillues për mirëmbajtjen, ndërtimin dhe menaxhimin me hapësirat e parkingut publik në qytetin e Shkupit për periudhën 2017 -2019;

27. Propozim–Plani zhvillues për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e sinjalizimit ndriçues, horizontal dhe vertikal në territorin e qytetit të Shkupit për periudhën 2017 -2019;

28. Propozim–Plani zhvillues për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse në territorin e qytetit të Shkupit për periudhën 2017 - 2019;

29. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Programin për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e sinjalizimit ndriçues, horizontal dhe vertikal në territorin e qytetit të Shkupit në vitin 2017;

30. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Programin për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e rrugëve automobilistike në kompetencat e Qytetit të Shkupit, korsive të këmbësorëve dhe biçikletave dhe sipërfaqeve rekreative në territorin e Qytetit të Shkupit në vitin 2017, të NP “Rrugë dhe rrugica” Shkup;

31. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Programin për mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar, degëve të tij, lumenjve Lepenec, Treska, Serava dhe kanaleve të hapurave në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2017;

32. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Programin për mënjanimin dhe deponimin e përkohshëm të objekteve të vendosura në mënyrë jolegale në brezin e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse dhe sipërfaqeve të tjera publike  në territorin e Qytetit të Shkupit në vitin 2017;

33. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për çregjistrimin nga evidenca e kontabilitetit të objektit QRS Liqeni Treska;

34. Propozim – Program për aktivitetet e Qytetit të Shkupit nga fusha e bashkëpunimit me shoqatat dhe fondacionet për vitin 2017;

35. Propozim-Program për punën e Këshillit të Qytetit të Shkupit për vitin 2017;

36. Propozim-Program për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit për vitin 2017;

37. Propozim-Program për financimin e projekteve për zhvillimin e artizanatit, hotelerisë dhe tregtisë së Qytetit të Shkupit për vitin 2017;

38. Propozim-Program propagandën e përgjithshme turistike dhe për përmirësimin e kushteve për qëndrimin e turistëve të Qytetit të Shkupit për vitin 2017;

39. Propozim-Plan për efikasitet energjetik të Qytetit të Shkupit për vitin 2017;

40. Propozim-Program për rregullimin e truallit ndërtimor në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2017;

41. Propozim-Program për përgatitjen e planeve urbanistike të Qytetit të Shkupit për vitin 2017;

42. Propozim - Program për realizimin e dezinsketimit në territorin e Qytetit të Shkupit në vitin 2017;

43. Propozim-Program për vendosjen e flamujve me rastin e festave shtetërore dhe rasteve të tjera, në vitin 2017;

44. Propozim-Program për zgjidhjen e problemit me kafshët endacake në territorin e Qytetit të Shkupit në vitin 2017;

45. Propozim-Program për mirëmbajtjen e pastërtisë në territorin e Qytetit të Shkupit  për vitin 2017;

46. Propozim-Program për menaxhimin me mbetjet në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2017;

47. Propozim-Program për realizimin e aktiviteteve me numërtimin e objekteve në territorin e Qytetit të Shkupit në 2017;

48. Propozim-Program i aktiviteteve nga fusha e mbrojtjes së ambientit jetësor dhe natyrës të Qytetit të Shkupit për vitin 2017;

49. Propozim-Program për financimin e institucioneve publike dhe aktiviteteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2017;

50. Propozim-Program për shfrytëzimin e privilegjuar të transportit publik urban në territorin e Qytetit të Shkupit nga ana e personave me nevoja të posaçme në vitin 2017;

51. Propozim-Program për aktivitetet në fushën e mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe shëndetësore në qytetin e Shkupit për vitin 2017;

52. Propozim-Program për aktivitetet e Qytetit të Shkupit nga fusha e arsimit të mesëm në vitin 2017;

53. Propozim-Program për aktivitetet në fushën e sportit dhe të rinjve në qytetin e Shkupit në vitin 2017 dhe

54. Program vjetor i Këshillit të Qytetit të Shkupit për sigurinë në komunikacionin rrugor në rrugët automobilistike në qytetin e Shkupit për vitin 2017;

 

Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, bul. “Ilinden” nr. 82.