U MBAJT KONFERENCA ME TEMËN "FRYMËZO PËR ARDHMËRI KOMPJUTERIKE” 6.12.2016

Sot /16.11.2016, e mërkurë/ në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit u mbajt konferenca me temën "Frymëzo për ardhmëri kompjuterike”, e cila u realizua në kuadër të projektit "Vajzat në teknologji:. Zvogëlimi i hendekut gjinor në profesionet teknike".

Në hapje të konferenës u drejtua kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

- Qëllimi jonë është Shkupi të bëhet qytet i barabartë gjinor dhe këtë qëllim përpiqemi që ta realizojmë, kryesisht nëpërmjet obligimeve të cilat i kemi ndërmarr me miratimin e Strategjive për barazi gjinore në qytet. Por, me kënaqësi i mbështesim projektet si ky ku marrin pjesë të rinjtë  dhe kanë për qëllim ndërgjegjësimin për disa fenomene të caktuara shoqërore tek të gjithë ne. Informimi dhe edukimi për çështjet gjinore është veçanërisht i rëndësishëm për popullatën e shkollës së mesme, nga të cilët presim që shumë më qartë dhe më guximshëm t’i shohin gjërat dhe të jenë iniciatorë për ndryshimet e ardhshme - tha kryetari Trajanovski.

Në suaza të kësaj ngjarjeje u prezantua analiza "Nxënësit e shkollave të mesme dhe shkencat natyrore: Analiza e qëndrimeve dhe perceptimeve nga perspektiva gjinore" nga Ana Mickovska-Raleva nga Qendra për hulumtime dhe krijimin e politikave.

- Ajo që ne dimë një kohë të gjatë është që në profesionet ekziston ndarje gjinore, që do të thotë se ka "profesione tipike për meshkuj", kryesisht në fushën e teknologjisë dhe "profesione tipike për femra", të cilat më shumë janë të lidhura me fushat e kujdesit, arsimit dhe të ngjashme. Kjo ndarje në një mënyrë është disi artificiale, por kjo shkakton pabarazi në tregun e punës pasi që  profesionet që lidhen me teknikë dhe teknologji janë të paguar më mirë, ndërsa profesione të cilat i kryejnë më shumë gratë paguhen më pak. Me vet këtë, burrat dhe gratë kanë të ardhura të pabarabarta dhe vlerësimi për punën e tyre është i pabarabartë. Të gjitha këto fenomene ndodhin për shkak të ekzistencës së stereotipeve për ekzistimin e "profesione për meshkuj dhe femra" të cilët vazhdimisht rishfaqen përkundër të gjitha përpjekjeve dhe aktiviteteve për largimin e tyre - tha Mickovska-Raleva.

Konferenca "Frymëzo për ardhmëri kompjuterike" realizohet në kuadër të projektit "Vajzat në teknologji: zvogëlimi i hendekut gjinor në profesionet teknike", dhe të njëjtin e realizon Qendra për hulumtim dhe krijimin e politikave (QHKP), me mbështetjen e Qytetit të Shkupit ..

Në këtë konferencë folën edhe Marija Kalendar, profesoreshë në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologjitë e informacionit (FETI), Emilia Talevska, inxhiniere për softver në RewardGateway, dhe Ana Sofi Klop, nxënëse në vitin e fundit në NOVA International Schools

Diskutimi u moderua nga Monika Rizovska Rizovska, menaxher për zhvillim biznesi në Girls in Tech-Macedonia.