QYTETI I SHKUPIT – LAJMËRIM 6.12.2016

Në bazë të Vendimit për kushtet për marrjen e të drejtës për shfrytëzimin e hapësirës (vendit)  për vendosjen e pllakatave zgjedhore në Qytetin e Shkupit ("Gazeta zyrtare e Qytetit të Shkupit 6/06) Qyteti i Shkupi vendos panoa për reklamim zgjedhor falas në lokacione të caktuara për këtë dedikim.

Për të fituar të drejtën për shfrytëzimin e vendit për vendosjen e pllakatave zgjedhore, organizatorët e fushatës zgjedhore duhet të dorëzojnë kërkesë në administratën e Qytetit të Shkupit -Sektori për punë komunale, më së voni deri në ditën e caktuar për fillimin e  fushatës zgjedhore -21 nëntor 2016 deri në ora 12:00.

Renditja për vendosjen e pllakatave zgjedhore caktohet me short, për secilin aplikues.

Shorti do të zhvillohet më 21 nëntor, 2016, në ora 13, në Qytetin e Shkupit – Sektori për punë komunale (bulevardi Ilinden nr 82, baraka 11).