FTESË 6.12.2016

Qyteti i Shkupit edhe sivjet, tradicionalisht, në prag të festës së  Vitit të Ri e realizon projektin për të zbukuruar ambientin festiv.

Sonte, në  ora 19:00 do të vendoset dhe kyçet bredhi qendror i vendosur në sheshin "Maqedonia" dhe në ora 18:45 do të fillojë programi me këngë të Vitit të Ri të cilat  do t’i këndojë kori i përbërë nga 180 nxënës nga disa shkolla të mesme të qytetit.

Bredhi qendror i Vitit të Ri është i lartë 21 m, dhe është i ndriçuar me disa mijëra drita dhe figura ndriçuese, dhe do të ndriçojë në ngjyra të ndryshme

Këtë vit për herë të parë Sheshi do të dekorohet edhe me fontanë ndriçuese dhe tunel ndriçues.

Përveç sheshit, do të stolisen edhe këto rrugë:

 

  • Bulevardi "Ilinden" deri te kryqëzimi me rrugën"Franklin Rusvelt"
  • hapësira para Qeverisë të RM; 
  • rruga "Dame Gruev “,
  • Bulevardi "Arradhat partizane" deri te kryqëzimi me bulevardin "8 Shtatori" dhe platoja para Sallës Universale,
  • rruga "Dimitrie Çupovski";
  • rruga "11 Tetori
  •  rruga "VMRO
  • rruga "Filipi i dytë i Maqedonisë", në pjesën prej te kryqëzimi me Spitalin për sëmundje kirurgjike "Shën.Naum i Ohrit" deri te kryqëzimi te Q.T. "Mavrovasja"; hapësira para pallatit gjyqësor dhe bulevardi "Goce Dellçev" nga Q.T "Mavrovasja"  deri te Qeveria  e Republikës së Maqedonisë,
  • Çarshia e Vjetër para galerisë kombëtare "Çifte Hamami”;
  • stolisje e parkut "Gruaja luftëtare
  • hapësira para kishën "Shën. Bogorodica”; “,
  • stolisja e sheshit “Filipi i dytë “ para kishës “Shën. Dimitrija”,
  • rruga "Maqedonia
  • bulevardi "Kliment Ohridski" nga Qeveria e RM-së deri te ndërtesa "Nova Makedonija".
  • Bulevardi Krste Misirkov deri te kryqëzimi me rrugën Cvetan Dimov
  • Bulevardi Hristo Tatarçev deri te kryqëzimi me bulevardin Goce Dellçec, deri te
  • Bulevardi Aleksandri i Maqedonisë prej te kryqëzimi me rrugën Bellasica deri te kryqëzimi me rrugën Brigada e 16 maqedonase. 

 

Dekorimin do ta realizojë firma Link Media e cila kishte ofertën më të favorshme në thirrjen  publike, ndërsa për këtë qëllim Qyteti i Shkupit do të ndajë rreth 12 milionë denarë.